|
|
![]() |
||||
|
Dr Alvin Fox |
BAKTERIOLOGJIA | IMUNOLOGJIA | MIKOLOGJIA | PARAZITOLOGJIA | VIROLOGJIA |
|
|||||
| SPANJOLLISHT | |||||
|
VIDEO LIGJĖRATA ANGLISHT |
|||||
| E-MAIL DR LUL RAKA | |||||
| Universiteti i Prishtinės | |||||
|
RADIO
MIKROBI |
|||||
|
Literatura: Murray, botimi i pestė: kapitujt 29-31 |
|||||
|
FJALĖT KYĒE |
ENTEROBACTERIACEAE Veēoritė e pėrgjithshme Ky grup i mikroorganizmave pėrfshin bakteret qė shkaktojnė infeksione primare tė traktit gastrointesinal tė njeriut. Kėto baktere referohen si enterike (duke mos marrė parasysh qė shkaktojnė ērregullime tė zorrėve). Bakteret qė sulmojnė traktin gastrointestinal janė E. coli dhe Salmonella, tė gjitha speciet e Shigellave dhe Yersinia enterocolitica. Sėmundja reumatizmale, Sindroma e Reiterit (HLA-B27) mund tė jenė si pasojė e ekspozimit me Salmonella, Shigella ose Yersinia. Mikroorganizmat tjerė qė nuk bėjnė pjesė nė Enterobacteriaceae, duke pėrfshirė Campylobacter dhe Chlamydia janė poashtu shkaktarė tė Sindromit tė Reiterit. Yersinia pestis shkaktare e murtajės do tė spjegohet ndaras me zoonozat. Pjesėtarėt e kėsaj familje janė shkaktarėt kryesor tė infeksioneve oportune ( duke pėrfshirė septikeminė, pneumoninė, meningjitin dhe infeksionet urinare). Shembuj tė gjinive qė shkaktojnė infeksione oportune janė: Citrobacter, Enterobacter, Escherichia, Hafnia, Morganella, Providencia dhe Serratia. Seleksionimi i terapisė antibiotike ėshtė kompleks i shkaktuar nga diversiteti i organizmave. Disa prej mikoorganizmave shkaktojnė sėmundje tė asocuara tė bashkėsisė te personat e shėndoshė. Klebsiella pneumoniae ėshtė e pėrfshirė shpesh nė infeksionet respiratore. Mikroorganizmi ka kapsulė tė shprehur qė i ndihmon nė patogjenitetin e saj. Infeksioni mė i zakonshėm i traktit urinar ėshtė i shkaktuar nga E. coli. Rruga kryesore e infeksionit urinar ėshtė ascedente e shkaktuar nga kontaminimi fekal. Proteusi ėshtė njė tjetėr shkaktar i zakonshėm i traktit urinar; prodhon ureazėn e cila e zbėrthen urenė dhe e bėn urinėn alkalike.
|
||||
Figure 1A Reaksionet nė TSI agar. Pėr informata mė detale tė kėsaj figure,
shkoni
kėtu.
©
Neal R. Chamberlain, Kirksville College of Osteopathic Medicine, Kirksville,
MO and
The MicrobeLibrary
|
Figura 1B
Fermentuesit
llaktozė-negativė nė agarin e Hektoenit qė pėrmban kripėra biliare dhe
indikatorė acidik (bromtimol blu dhe acid fuksinė). Bakteret Gram pozitive
inkibohen, prandaj agari ėshtė selektiv pėr rritjen e baktereve Gram-negative.
Bakteret qė fermentojnė llaktozėn marrin ngjyrė portokalli kurse ato qė nuk e
fermentojnė japin koloni me ngjyrė tė gjelbėrt nė tė gjelbėr-tė kaltėr. Kjo ka
rėndėsi nė dallimin e baktereve patogjene ndaj baktereve tė florės normale nė
mostrat e fecesit. Por, megjithatė ėshtė vėshtirė tė dallohen bakteret
jofermentuese nga njėra tjetra. Mikrobet me dukje tė tillė tė kolonive mund tė
jenė Salmonella, Proteus ose Shigella. © Pat Johnson, Palm
Beach Community College, Lake Ėorth, Florida
and
The MicrobeLibrary
Figura 1D
Rritja e fermentuesve
llaktozė negativ nė agarin me Eozinė metilen blu (EMB) qė pėrmban kripėra
biliare dhe ngjyra qė pengojnė rritjen e baktereve Gram pozitive. Rritja nė EMB
agar ėshtė e dobishme pėr dallimin ndėrmjet baktereve llaktozė pozitive dhe
llaktozė negative qė janė pa ngjyrė. Salmonella dhe Shigella, tė
dyjat patogjnė fermentues llaktozė negativė mund tė dallohen nga bakteret tjera
tė florės sė zorrėve qė e fermentojnė llaktozėn. © Pat Johnson, Palm Beach
Community College, Lake Ėorth, Florida and
The MicrobeLibrary
|
||||
|
|
Gastroenteriti, diarrea dhe dizenteria (i) Escherichia coli (Figura 3) Nė nivelin e specieve, E. coli dhe Shigella janė tė padallueshme. Pėr arsye praktike ( parimisht pėr tiu shmangur konfuzionit) ato nuk janė tė vendosura nė gjininė e njėjtė. Jo papritur janė shumė pėrputhje nė mes tė sėmunjdeve tė shkakuar nga kėto dy mikroorganizma.
|
||||
Figura 4A Mikrografia transmisive elektronike e Escherichia coli O157:H7.
CDC/Peggy S. Hayes
psh1@cdc.gov
|
Kėto mikroorganizma mund tė shkaktojnė kolit hemorragjik ( tė karakterizuar me diare me gjak dhe tė bollshme me disa leukocite tek pacientėt afebril). Megjithatė, rėndėsia e tyre ėshtė duke u rritur ( fig 4) me njohjen e epidemive tė shkaktuara nga kontaminimi i mishit tė hamburgerit. Mikroorganizmat mund tė pėrhapen nėpėr gjak dhe tė shkaktojnė sindromin hemolitiko-uremik sistemik ( anemia hemolitike, trombocitopenia dhe insuficienca e veshkave). Prodhimi i vero-toksinės ( biokimikisht e ngjashme me shiga-toksinėn ) ėshtė e asocuar me kėtė grup tė mikroorganizmave. Toksina ėshtė e koduar nga fagu lizogjenik. Hemolizinat ( tė koduara nga plazmidet) poashtu janė tė rėndėsishme nė patogjenezė. Siē u tha mė lart , aty janė sė paku 4 sėmundje me etiologji tė qartė. Megjithatė, nė laboratoret diagnostikuese grupet nė pėrgjithėsi nuk diferencohen dhe tretmani bazohet nė simptomatologji. Antibiotikėt nė pėrgjithėsi nuk pėrdoren, pėrveē nė disa sėmundje tė rėnda ose sėmundje qė kanė progreduar nė stadin sistemik ( p.sh. sindroma hemolitiko-uremike). Dy klasa tė mėdha tė pileve janė prodhuar nga E. coli : piliet manozė senzitive dhe manozė rezistente. Lidhja e mėparshme pėr manozėn e cila pėrmban glikoproteinė dhe e mėvonshme pėr cerebrozide nė epitelin e nikoqirit , lejon lidhjen. Kjo ndihmon nė kolonizimin e E. coli. |
||||
Figura 5. Shigella dysenteriae Bacil prokariot enterik, Gram-negativ,
fakultativ anaerob; shkakton dizenterinė bacilare. Mė se shpeshti haset nė
ujėrat e kontaminuara me feces tė njeriut.
©
Dennis Kunkel Microscopy, Inc.
Me
leje |
(ii) Shigella Shigella (4 speciet; S. flexneri, S. boydii, S. sonnei (figura 5), S. dysenteriae) tė gjitha shkaktojnė dizenterinė bacilare ose shigellozėn( fecesi me gjak i shoqėruar me dhembje intestinale). Mikroorganizmat sulmojnė shtresėn epiteliale por nuk penetrojnė. Zakonisht brenda 2-3 ditėve, dizenteria e shkaktuar nga bakteria e dėmton shtresėn epiteliale tė intestinumit duke prodhuar mukus dhe gjak ( qė haset nė feces) dhe tėrheqjen e leukociteve ( gjithashtu tė gjetur ne feces si qelb). Ndonjėherė diarea e lengshme vėrehet pa shenja tė dizenterisė. Shiga toksina ( e koduar mga kromozomet ) e cila ėshtė neurotoksike, enterotoksike dhe citotoksike luan rol nė patogjenezė. Enterotoksiciteti i saj mund tė bėj sėmundjen klinikisht tė duket si diare. Toksina e inhibon sintezėn e proteinave ( vepron nė nėnnjėsinė 70S tė ribosomeve dhe lizon 28S rARN ) Kjo ėshtė sėmundje primarisht e fėmijėve e shkaktuar nga kontakti fekalo-oral. Tė rriturit mund tė infektohen nga fėmijėt, po ashtu mund tė transmetohet nga tė rriturit tė cilėt manipulojnė me ushqim e tė cilėt e kontaminojnė ushqimin. Burimi i tė dy rasteve janė duart e palara. Njeriu ėshtė i vetmi rezervar. Menagjimi i dehidrimit
ėshtė e rėndėsisė primare. Nė tė vėrtetė diarea e lehtė shpesh nuk njihet si
shigellozė. Pacientėt me dizenteri tė rėndė zakonisht trajtohen me antibiotikė (
p.sh. ampicilin). Nė dallim me sallmonellozėn pacientėt reagojnė nė terapinė me
antibiotikė dhe zgjatja e sėmundjes shkurtohet. |
||||
Figure 6. Salmonella bacil prokariot duke u ndarė; vėreni
flagjelat. Shkakton salmonellozėn (helmim me ushqim). (x 20,800)
©
Dennis Kunkel Microscopy, Inc.
Me leje
|
(iii) Salmonella
(figura 6)
Bazuar nė studimet gjenetike, ekzistojnė dy specie tė sallmonellave: S. Enterica dhe S. bongori. Nė anėn tjetėr duke pėrdorur antitrupat e caktuar, mė shumė se 2000 serotipe antigjenike janė zbuluar. Janė vetėm disa tipe tė cilat janė zakonisht tė shoqėruara me sėmundjen karateristike humane ( mė tė shpeshtat janė S. enteritidis, S. cholerae-suis dhe S. Typhi). Salmonelloza, infeksioni mė i zakonshėm me salmonella ėshtė i shkaktuar nga njė mori serotipesh ( mė tė zakonshmet janė Salmonella enteritidis dhe pėrhapet nga ushqimi i kontaminuar ( siē janė shpezėt dhe vezėt -figura 7a). Nuk ka rezervar human dhe zakonisht shfaqet si gastroenterit ( nauze, vjellje dhe jashtėqitje pa gjak). Sėmundja zakonisht ėshtė vetėlimituese ( 2-5 ditė). Sikurse Shigella , kėto mikroorganizma e atakojnė epitelin por nuk shkaktojnė infeksion sistemik. Nė rastet e pakomplikuara tė salmonellozės terapia me antibiotikė nuk ėshtė e dobishme. S. cholerae-suis ( e cila ėshtė mė e rrallė) shkakton septikemi pas invazionit. Nė kėtė rast , terapia antimikrobike ėshtė e nevojshme. Forma e rėndė e infeksionit me salmonella , tifoide ( ethet enterike) , e shkaktuar nga Salmonella typhi rallė shfaqet ne Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, mirėpo ėshtė njėra ndėr shkaktarėt historik tė pėrhapjes epidemike dhe ende ekziston nė botėn e tretė. Mikroorganizmat pėrhapen nga rezervari human ose nga pajisjet e ujit ( nėse kushtet sanitare janė tė pavolitshme) ose nga ushqimi i kontaminuar. Fillimisht atakon epitelin intestinal dhe gjatė fazės akute vėrehen simptomet gastrointestinale. Mikroorganizmat depėrtojnė ( zakonisht brenda javės sė parė) dhe kalojnė nė gjak ku diseminohen nė makrofagje. Vėrehet pasqyra tipike e infeksionit sistemik bakterial. Septikemia zakonisht ėshtė e pėrkohshme me strehimin pėrfundimtar tė mikroorganizmit nė fshizėn e tėmthit. Mikroorganizmat strehoen nė intestinum pėr disa javė. Nė tė njėjtėn kohė gastroenteriti (duke pėrfshirė diarenė) pėrsėri vrehet. Antigjeni kapsular (Vi) luan rol nė patogjenezėn e tifos. Statusi i bacil-bartėsit ėshtė i rėndomtė.; kėshtu qė njė person ( i cili manipulon me ushqim ) mund tė pėrhap shumė sėmundjen. Terapia me antibiotik ėshtė primare. Vaksinat nuk janė efektive dhe nė pėrgjithėsi nuk pėrdoren ( shih komentin te kolera ). |
||||
Figura 7bYersinia enterocolitica bacil Gram-negativ, fakultativ anaerob (duke u ndarė). Kjo baktere liron toksina qė shkaktojnė enterit me dhembje qė i pėrngjan apendicitit. © Dennis Kunkel Microscopy, Inc. Me leje |
(iv) Yersinia Yersinia entercolitica (figura 7b) ėshtė shkaktare kryesore e gastroneteritit ( simptomi kryesor klinik) ne Skandinavi dhe herė pas here shfaqet nė SHBA. Mikroorganizmi ėshtė invaziv ( zakonisht pa pėrhapje sistemike). Infeksioni nė mėnyrė tipike paraqitet me diare, ethe dhe dhembje abdominale. Megjithatė simptomet sistemike pas bakteremisė janė vrejtur. Mikroorganizmi mund tė pėrhapet me kontaminim fekal tė ujit ose qumėshtit nga kafshėt shtėpiake ose nga ngrėnia e produkteve tė mishit. Mė sė miri izolohet nga mediumet e ftohta: kur tė futet nė temperaturė tė frigoriferit ky mikroorganizėm mbijeton derisa tė tjerėt jo. Sėmundje e ngjajshme por mė pak e rėndė shkatohet nga Y. pseudotuberculosis. Treapia me antibiotikė ėshtė e rekomanduar. |
||||
|
|
VIBRIO Kėto janė baktere Gram negative. Janė nė formė tė presjes, anaerobe fakultative dhe oksidazė pozitive. Mė i rėndėsishmi ėshtė Vibrio Cholerae ( figura 8 dhe 9) , shkaktare e kolerės. Ajo ka kėrkesa tė thjeshta nutritive dhe lehtė kultivohet. V cholera ėshtė gjetur nė fecesin e personave tė infektuar dhe pėrfundon nė pajisjet e ujit nė qoftė se ujėrat e zeza nuk pėrpunohen. Kėshtu qė mikroorganizmi pėrhapet duke pirė ujin e kontaminuar. Mikroorganizmat mbijetojnė nė ujin e freskėt dhe ngjajshėm me vibriot tjera nė ujin e njelmėt. Ushqimi, pas ujit tė kontaminuar, ėshtė rrugė tjetėr e kontaminimit. Kjo ėshtė primarisht sėmundje e botės sė tretė. NėSHBA ėshtė vrejtur tek udhėtarėt ndėrkombėtar, poashtu ndonjeherė ėshtė parė pas konsumimit tė ushqimit tė detit. Nė zorrė, mkroorganizmat aderojnė pėr epitelin e intestinumit pa e penetruar. Aderimi pėr mikrovile ėshtė i rėndėsishėm pėr patogjenezė. Pastaj vjen deri te sekretimi i toksinės sė kolerės. Choleragen (kolera toksin) ėshtė e koduar nga kromozomet dhe pėrmban dy tipe tė nėnnjėsive ( A dhe B). Nėnjėsia B lidhet pėr gangliozide nė sipėrfaqe tė qelizave epiteliale dhe lejon futjen brenda tė nėnnjėsisė A. Nėnjėsia A mund tė pėrmbajė kanal hidrofobik nėpėr tė cilin futet nėnnjėsia A. Nėnnjėsia A e katalizon ribozilimin e ADP-sė tė kompleksit regulator i cili e aktivizon adenil-ciklazėn nė membranėn qelizore tė epitelit tė zorrėve. Prodhimi tejmase i AMP-sė ciklike e stimulon sekretimin masiv tė joneve dhe ujit nė lumen. Dehdrimi dhe vdekja ( pa tretman ) janė si pasojė. Zėvendėsimi i lėngjeve ėshtė komponenta kryesore e tretmanit. Terapia me antibiotik mund tė pėrdoret si shtesė. Vaksinimi ėshtė pjesėrisht efektiv dhe nė pėrgjithėsi nuk preferohet. Kryesisht preferohet pėr gjatė udhėtarėt ndėrkombėtar. Vibrio parahemolyticus zakonisht perhapet duke konsumuar ushqimin e detit tė papėrpunuar dhe nuk vrehet zakonisht nė SHBA. Mikroorganizmi mė sė miri rritet nė pėrqėndrimet e larta tė kripės. Vrehet diarea pa gjak por nuk ėshtė e rėndė si kolera.
|
||||
|
ANIMACION |
|||||
Figura 8aVibrio parahaemolyticus bacil halofil, fakultativ anaerob qė shkakton sėmundje pėrmes ushqimit tė njohur si helmim me ushqim deti. Pėrhapet pėrmes konsumimit tė ushqimit tė papėrpunuar ose tė papjekur mirė tė detit siq janė guacat. Mė rrallė, kjo baktere mund tė shkaktojė infeksion nė lėkurė nėse plaga e hapur ekspozohet nė ujin e detit. © Dennis Kunkel Microscopy, Inc. Me leje
Figura 8c Vibrio
cholerae. Ngjyrosja e flagjelave sipas Leifsonit.
CDC/Dr. Ėilliam A.
Clark
|
|||||
Figura 10a. Campylobacter fetus. Ngjyrosja e flagjelave. CDC/Dr.
Ėilliam A. Clark
|
Kėto dy grupe tė mikroorganizmave Gram negative kanė formė tė lakuar apo spirale dhe janė gjenetikisht tė ngjashme. Shkaktari mė i shpeshtė i sėmundjeve humane ėshtė C. jejuni. Mikroorganizmi infekton traktin intestinal tė disa kafshėve (duke pėrfshirė gjedhet dhe delet) dhe ėshtė shkaktar kryesor i abortit. Pėrhapet nga qumėshti dhe produktet e mishit. Diarea e lėngshme ėshtė predominante por dizenteria ėshtė e rėndomtė. Mikroorganizmi ėshtė invaziv por nė pėrgjithėsi mė pak se shigella. Plogėshtia, ethet dhe dhembjet abdominale janė veēori tė tjera tė sėmundjes. Bakteremia ėshtė vėrejtur nė njė numėr tė vogėl tė rasteve. Mikroorganizmi rritet nė kushte mikroaerofile dhe mė sė miri rritet nė temperaturė 42 oC. Mė sė shpeshti izolohet nėn kėto kushte duke pėrdorur medium selektive. Mund tė trajtohet me antibiotik por zakonishtė ėshtė sėmundje vetėlimituese. Helicobacter pylori (figura 11) ėshtė pranuar nė kėto vitet e fundit si shkaktar kryesor i ulēerės sė lukthit. Mikroorganizmi jeton kronikisht nė mukozėn e lukthit tė njeriut. Kultura ėshtė metodė e preferuar diagnostikuese por mund tė mos ketė sukses nė njė numėr tė rasteve. Mikroorganizmi prodhon ureazėn e cila e prodhon amoniakun dhe dioksidin e karbonit. Kjo ndihmon nė detektimin dhe identifikimin e mikroorganizmit tė izoluar. Ureaza prodhohet nė sasi tė madhe sa qė mund tė detektohet direkt nė mostrėn e mukozės pas endoskopisė. Alternativisht CO2 i markuar si 13C ose 14C detektohet nė frymėmarrje pas thithjes sė uresė sė markuar. Prodhimi i amoniakut ėshtė faktor patogjen (lokalisht e neutralizon acidin e lukthit). Terapia me antibiotikė e eliminon mikroorganizmin, e shėron ulqerėn peptike dhe nė pėrgjithėsi e mėnjanon mundėsinė e relapsit. PėrfundimiMasat sanitare mbrojnė rezervoaret e ujit nga kontaminimi me ujėra tė zeza. Kjo ėshtė arsyea primare qė epidemitė me patogjene tė rrezikshme pėr jetė (p.sh. kolera dhe tifoidi) hasen rrallė nė vendet perendimore por janė tė shpeshta nė botėn e tretė. Disa sėmundje mė pak tė rėnda (p.sh. salmonelloza,EHEC) ende paraqiten prej ngrėnjes se produkteve tė kontaminuara me preardhje shtazore , tė cilat kontrollohen mė pak. Shigella, e cila ėshtė nikoqir i njeriut shumė vėshtire eradikohet. Vaksinimi pėrdoret rrallė dhe ėshtė mėnyrė e shtrenjtė kur krahasohet me tretmanin e ujėrave tė zeza. Nė diaret e rėnda zavendėsimi i lėngjeve ėshtė kryesor .Terapia me antibiotik pėrdoret nė disa infeksione lokale dhe gjithmonė nė sėmundjet sistemike.
|
||||
|
|
|||||
Figura 10cCampylobacter jejuni bacil Gram-negativ enterik. Gjindet nė traktin tretės tė njerėzve dhe kafshėve. Mund tė udhėtojė nė drejtim tė zgavrrės sė gojės dhe traktit urogjenital. Shkakton gastroenterit sidomos te fėmijėt. © Dennis Kunkel Microscopy, Inc. Me leje
|
Figura 11aHelicobacter pylori nė mikrografinė elektronike; mikroaerofil nazeqar; formė tipike spirale.Shkakton gastrit kronik, ulqerė peptike dhe kancer tė lukthit. Ky imazh pėrdoret pėr tė dėshmuar morfologjinė spirale tė kėtij mikroorganizmi. Madhėsia mesatare: 1 mikron me 2-5 mikronė. Mikrobi ndodhet nė fazėn log tė rritjes. © Cindy R. DeLoney, Loyola University of Chicago, Chicago, Illinois and The MicrobeLibrary
|
||||
|
Kjo faqe
ėshtė copyright 2007 The Board of Trustees of the University of South
Carolina |
|||||