|
|
![]() |
|||||
| Dr Abdul Ghaffar | BAKTERIOLOGJIA | IMUNOLOGJIA | MIKOLOGJIA | PARAZITOLOGJIA | VIROLOGJIA | |
|
||||||
|
VIDEO LIGJĖRATA |
||||||
|
RADIO MIKROBI |
||||||
|
Literatura: Murray, et al.: Medical Microbiology, 5th ed., kapitujt 25 , f. 265-273; 26, f. 273-279; dhe 37, f. 383-391.
|
||||||
|
Njohja e morfologjisė dhe fiziologjisė sė pėrgjithshme tė mikroorganizmave Njohja e epidemisė dhe shfaqjeve klinike Kuptimi i mekanizmave tė patogjenezės Njohja e procedurave tė diagnozės, terapisė dhe parandalimit tė kėtyre sėmundjeve
|
Zoonozat
janė sėmundje qė parimisht prekin kafshėt, por ato mund tė transmetohen edhe tek
njeriu si rezultat i kontaktit tė drejtpėrdrejtė apo tė tėrthortė me
popullacionin e infektuar shtazor.
BRUCELLOZA Morfologjia dhe fiziologjia Brucellat janė kokobacile Gram-negative tė palėvizshme. Ato janė baktere strikte aerobe dhe rriten shumė ngadalė nė agar-gjak (nazeli-fastidioze). Pėrbrenda strehuesit, ato jetojnė si patogjenė fakultativė brendaqelizorė.
Epidemiologjia, transmetimi dhe shfaqjet klinike Bruceloza ėshtė parimisht sėmundje e kafshėve qė prek organet e pasura me sheqerin eritriol (gjinjtė, mitrėn, epididimisin etj.). Brucellat lokalizohen nė kėto organe tė kafshėve duke shkaktuar infertilitet, sterilitet, mastit, abort ose qėndrojnė si bartės. Njerėzit qė kanė kontakt tė ngushtė me kafshėt e infektuara janė nė rrezik pėr prekjen nga ethet undulante (punėtorėt e therrtoreve, veterinarėt, farmerėt, punėtorėt nė bylmetore). Nė SHBA regjistrohen afėr 100-200 raste nė vit, kurse nė botė afėr 500.000 raste (kryesisht nė vendet e pazhvilluara ose nė zhvillim). Njeriu mund tė infektohet nga katėr lloje tė brucellave: B. abortus (gjedhet), B. suis (derrat), B. melitensis (dhitė/delet) dhe B. canis (qentė). |
|||||
|
BURIMET E INTERNETIT |
||||||
Brucella abortus - Gram-negative, coccobacillus prokaryote; causes bovine spontaneous abortion due to its rapid growth in the presence of
erythritol (produced in the plancenta). SEM x 29,650
©
Dennis Kunkel Microscopy, Inc.
Used with permission
|
B. abortus
dhe B. canis shkaktojnė infeksion mesatar qelbėzues, kurse B. suis
shkakton infeksion tė rėndė
qelbėzues
qė mund tė qojė nė
shkatėrrimin e organeve limforetikulare dhe tė veshkėve. B.melitensis
shkakton trajtė tė rėndė, kronike dhe rekurente tė sėmundjes. Bakteret
depėrtojnė nė organizmin e strehuesit pėrmes mukozave tė orofaringut (gėlltitja/inhalimi),
pėrmes lėkurės sė dėmtuar ose konjuktivės. Infeksioni zakonisht ndodh pas
kontaktit tė drejtpėrdrejtė me materialin infektiv, por ai mund tė vjen edhe
pėrmes konsumit tė qumėshtit dhe prodhimeve tė tij. Bakteret gėlltiten nga
neutrofilet e monocitet dhe lokalizohen nė nyjet limfatike regjionale, ku
proliferojnė nė mėnyrė brendaqelizore. Nėse Brucellat nuk shkatėrrohen nė brendi
tė nyjave limfatike, atėherė ato depėrtojnė nė qarkullimin e gjakut duke dhėnė
septikemi. Me kėtė rast, bakteret migrojnė nė organet e tjera limforetikulare (shpnetka,
palca ashtėrore, mėlqia, testiset) duke prodhuar granuloma dhe/ose mikroabscese.
Simptomet klinike pėrcillen me ethe, rrėqethje, djersitje, rraskapitje, miallgji,
dobėsi e muskujve dhe humbje apetiti; shpesh mund tė pėrfshihen edhe nyjat.
Bruceloza mund tė jetė akute ose kronike. Vdekja pason kryesisht pėr shkak tė
endokarditit dhe ka njė pėrqindje deri 3%. Patogjeneza Shfaqjet klinike tė brucelozės rezultojnė me praninė e mikroorganizmave dhe shfaqen 2-4 javė (nganjėherė deri 2 muaj) pas ekspozimit. Gjatė qėndrimit nė fagolizosom, B.abortus liron 5-guanozinėn dhe andeninėn qė janė nė gjendje ta frenojnė degranulimin e granulave qė pėrmbajnė peroksidazė. Kjo shkakton frenimin e sistemit tė mbytjes sė baktereve qė realizohet pėrmes sistemit mieloperoksidazė-peroksid-halid. Vazhdimėsia e pranisė brendaqelizore tė baktereve rezulton nė formimin e granullomave nė organet e sistemit retikuloendotelial dhe nė dėmtimin e indeve pėr shkak tė reaksioneve tė mbindjeshmėrisė (shumica e tipit IV). Diagnoza Diagnoza e sėmundjes mbėshtetet nė shfaqjet klinike tė pranisė sė etheve pėr njė kohė tė gjatė, mialgjisė, artralgjisė dhe tė dhėnave anamnestike tė ekspozimit (kontakti me kafshė ose konsumi i materialit tė papėrpunuar nga kafshėt e infektuara). Diagnoza pėrfundimtare vehet pėrmes kultivimit tė gjakut nė terrene tė pasuruara ushqyese. Kėto baktere janė nazeli dhe rriten shumė ngadalė (4-6 javė nė agar-gjak). B.abortus, por jo edhe brucelat e tjera rritet mė sė miri nė atmosferė me 5% CO2. Nė agar gjak, Brucelat japin koloni tė bardha shėndritėse. Pėr vėrtetimin e diagnozės pėrdoren edhe testet serologjike. Parandalimi dhe kontrolli Infeksionet humane me Brucela trajtohen me rifampinė (depėrton brenda qelizave) nė kombinim me streptomicinet ose tetraciklinet. Terapia jepet pėr njė kohė tė gjatė. Masat e kontrollit pėrfshijnė vaksinimin e kafshėve dhe shmangien e pėrdorimit tė materialit infektiv.
|
|||||
|
|
MURTAJA Murtaja ėshtė sėmundje e shkaktuar nga Yersinia pestis dhe njihet qė nga mesjeta si sėmundja e zezė. Emėrtimi i tillė ėshtė dhėnė pėr shkak se kjo sėmundje shpesh jep gangrenė me nxirje tė pjesėve tė ndryshme tė trupit. Ndjeshmėria e kapilarėve tė gjakut rezulton nė gjakrrjedhje tė lėkurės, tė cilat po ashtu mund tė japin copėza tė zeza nė trup. Morfologjia dhe fiziologjia Yersinia pestis ėshtė bacil Gram-negativ, pleomorf, fakultativ anaerob, me ngjyrosje bipolare dhe i palėvizshėm. Temperatura optimale pėr rritjen e kėsaj baktere ėshtė 28°C; ėshtė parazit fakultativ brendaqelizor. Epidemiologjia, transmetimi dhe shfaqjet klinike Nė historinė e njerėzimit, murtaja ka patur tri pandemi duke marrė jetėn e miliona njerėzve. Sot, ajo shfaqet vetėm nė raste sporadike. Nė SHBA, murtaja e kafshėve shfaqet nė disa shtete perėndimore, zakonisht tek brejtėsit e vegjėl dhe te kafshėt qė ushqehen me kėta brejtės. Njerėzit infektohen prej pleshtave tė brejtėsve ose gjatė kontaktit me kafshėt e infektuara. Pleshtat e marrin Y.pestis gjatė thithjes sė gjakut tė brejtėsve tė infektuar. Kėto mikrobe e humbin kapsulėn e tyre, shumėzohen nė traktin tretės dhe pjesėrisht e bllokojnė proventrikulin. Gjatė ushqimit nė trupin e njeriut, pleshtat i regurgitojnė disa nga mikroorganizmat nė plagėn thumbuese nė lėkurė. Mikrobet tė pakapsuluara fagocitohen dhe shkatėrrohen nga neutrofilet. Mirėpo, disa nga mikroorganizmat merren nga histiocitet, qė nuk mund ti shkatėrrojnė dhe iu lejojnė atyre qė tė risintetizojnė kapsulėn. Mikroorganizmat e kapsuluar, pas lirimit nga histiocitet janė rezistent ndaj fagocitozės. Infeksioni pėrhapet nė nyjet limfatike drenuese, tė cilat bėhen tė nxehta, tė enjtura, tė ndjeshme dhe hemoragjike duke formuar bubonet karakteristike nga tė cilat ėshtė nxjerrė emėrtimi murtaja bubonike. Brenda disa orėve bakteret depėrtojnė nė shpnetkė, mėlqi dhe mushkėri duke shkaktuar pneumoni. Gjatė pranisė nė sistemin e qarkullimit tė gjakut kjo baktere jep koagulim brendavaskular difuz qė qon nė formimin e trombeve brendavaskulare dhe lezione puerperike nėpėr tėrė trupin. Nėse nuk trajtohet, infeksioni ka shkallė tė lartė tė vdekshmėrisė (deri 90%). Bakteret qiten nė ambient nė trajtė thėrmizash gjatė kollitjes duke infektuar njerėzit tjerė nė afėrsi dhe duke dhėnė murtajėn pneumonike, e cila shumė vėshtirė kontrollohet dhe ka vdekshmėri 100%. Patogjeneza Nė patogjenezėn e infeksionit me Y.pestis marrin pjesė shumė faktorė: Gjeni i quajtur low calcium response (lcr) : ėshtė njė gjen qė kodohet nga plazmidet dhe i mundėson bakteres tė rritet nė mjedise me pėrqėndrime tė ulėta tė Ca++ (mjedisi brendaqelizor). Kjo komponentė, po ashtu, koordinon prodhimin e disa faktorėve virulent, siē janė V, W dhe yops (proteinat e jashtme tė Yersinias). Proteinat V dhe W: kodohen nga plazmidet dhe shoqėrohen me profilferim tė shpejtė dhe septikemi. Yops: njė grup prej 11 proteinash, qė kodohen nga plazmidet; janė esencialė pėr patogjenezėn e brejtėsve dhe janė pėrgjegjės pėr citotoksicitet, pengimin e migrimit tė fagociteve dhe gėlltitjes nga to dhe agregimin e trombociteve. Antigjeni i mbėshtjellėsit qelizor (F-1): ėshtė njė kompleks i proteinave dhe polisakarideve qė shprehet nė 37° C tek strehuesi gjitar, por jo edhe te pleshtat; ka edhe veprim antifagocitar. Aktivatori i koagulazės dhe plazminogjenit: kodohen nga plazmidet. Koagulaza ėshtė pėrgjegjėse pėr krijimin e mikrotrombeve kurse aktivizuesi i plazminogjenit promovon pėrhapjen e mikroorganizmit. Ai, po ashtu shkatėrron C3b nė sipėrfaqen e baktereve duke e dobėsuar fagocitozėn. |
|||||
Kostumet e murtajės. Sqepi u mbush me vajra me erė tė kėndshme dhe uthull
pėr tiu kundėrvėnė kundėrmimit tė viktimave tė murtajės. Edhepse mjekėt nė
shekullin e XIV nuk e kanė ditur shkaktarin e murtajės, kostumet kanė mundur
tė jenė efikas deri nė njėfarė mase sepse i kanė larguar pleshtat kurse
sqepi pengoi depėrtimin e tyre. Majtas:
Bubonic Plague nga Ely Janis Right: © Bristol Biomedical Image Archive,
University of Bristol. Me leje |
Diagnoza Diagnoza klinike mbėshtet nė praninė e buboneve, kurse vėrtetimi i saj bėhet me kulturė nga aspirati i nyjeve limfatike. Gjatė manipulimit me mostrat klinike duhet pasur kujdes tė jashtėzakonshėm, pasiqė kėto mikroorganizma janė shumė infektivė. Parandalimi dhe kontrolli Hospitalizimi dhe izolimi i rreptė janė rregullat kryesore nė parandalimin dhe kontrollėn e sėmundjes. Streptomicina dhe tetraciklina kanė efekt tė lartė nė kurim. Ekziston njė vaksinė e mbytur me formalinė por aplikohet vetėm tek grupet e rrezikuara tė njerėzve. Sėmundja bėn pjesė nė grupin e sėmundjeve karantinoze dhe raportimi i saj ėshtė obligativ. Kontrolli i murtajės urbane mbėshtetet nė kontrollin e pleshtave dhe brejtėsve. |
|||||
Xenopsylla cheopsis mashkullore (pleshti i mijve oriental) nė gjak. CDC
Ngjyrosja sipas Uajsonit e Yersinia pestis. CDC
Histopatologjia
e shpnetkės te njė rast fatal i murtajės humane-nekroza dhe Yersinia pestis.
CDC/Dr. Marshall Fox
Fragjiliteti i kapilarėve ėshtė njė ndėr manifestimet kryesore tė
infeksionit nga murtaja, qė shihet nė kėmbėn e pacientit tė infektuar. CDC
Pacient me murtajė qė ka ėnjtje tė nyjave limfatike aksillare CDC
Yersinia
pestis rritet mirė nė shumicėn e terreneve pas 48-72 orėsh duke dhėnė
koloni gri tė bardha deri nė opake tė verdha, tė ngritura, me morfologji tė
ērregullt tė vezėve tė fėrguara; si alternativė kolonitė mund tė kenė
shkėlqim sikur bakėr. CDC |
||||||
|
WEB RESOURCES |
||||||
|
|
ANTRAKSI Morfologjia dhe fiziologjia Bacillus anthracis ėshtė bacil i madh Gram-pozitiv, aerob, sporogjen qė shkakton sėmundjen e antraksit. Sporet formohen nė kulturė, nė tokė, nė indet dhe eksudatet e kafshėve tė vdekura, por jo nė gjakun apo indet e kafshėve tė gjalla. Sporet mund tė jetojnė nė tokė me dekada tė tėra. Epidemiologjia, pėrhapja dhe klinika Antraksi prek kryesisht kafshėt barngrėnėse (gjedhet, delet; e mė pak kuajt, derrat dhe dhitė). Njerėzit mund tė infektohen me rrugė lėkurore (pėrmes kontaktit tė drejtpėrdrejtė me kafshėt e sėmura, punėsimi nė industrinė e pėrpunimit tė lėkurės, leshit, bishtit ose koskave tė kafshėve), me rrugė ajrore (inhalimi te sėmundja e pėrpunuesve tė leshit), ose me rrugėn tretėse (ingjestioni dhe konsumi i mishit tė kafshėve tė sėmura). |
|||||
Antraksi lėkuror.
DOD Anthrax Program
|
Antraksi lėkuror
pėrbėn afėr 95% tė tė
gjitha rasteve te njerėzit. Sporet depėrtojnė pėrmes dėmtimeve tė vogla nė
lėkurė, gjerminojnė nė qeliza vegjetative tė cilat proliferojnė nė mėnyrė
rapide nė portėn hyrėse. Brenda disa ditėsh, shfaqet njė puqėrr qė mė vonė
kalon nė vezikulė. Mandej, ajo mbushet me lėng edematoz me ngjyrė tė kaltėr
nė tė zezė. Ruptura e kėtij lezioni nė pjesėn bazike krijon njė
puqėrr (eskarė)
me ngjyrė tė zezė, tė
rrethuar nga njė zonė e
induracionit.
Ky lezion quhet pustula maligna; megjithatė, lezioni nuk ka qelb as nuk
shoqėrohet me dhembje. Lezioni vėrehet nė duar, nė parakrahė dhe nė kokė.
Invadimi i sistemit tė qarkullimit tė gjakut mund tė shpėrndajė bakteret
kudo nė organizėm. Antraksi i mushkėrive rezulton nga inhalimi i sporeve tė B.anthracis qė fagocitohen nga makrofagjet alveolare ku gjerminojnė dhe shumėzohen. Mikroorganizmat e infektojnė nyjen limfatike hilare, nė tė cilėn shfaqet nekroza hemorragjike. Pacienti mund tė ketė ethe, rraskapitje, mialgji dhe kollė joproduktive. Pas mbėrritjes nė nyjet lmfatike hilare, infeksioni mund tė kalojė nė sistemin e qarkullimit tė gjakut. Distresi respirator dhe cianoza janė manifestime tė toksemisė. Vdekja mund tė pasojė brenda 24 orėsh. Kjo formė e antraksit ėshtė me rėndėsi nė bioterrorizėm. Antraksi i traktit tretės rezulton nga konsumi i mishit tė kafshėve tė sėmura dhe qon nė profilerim tė mikroorganizmave nė traktin tretės, invazion tė epitelit dhe ulqerim tė mukozės. Invazioni pėrhapet nė nyjet limfatike mezenterike dhe pastaj nė sistemin e qarkullimit tė gjakut. Fillimisht vėrehet vjellje dhe diarre pasuar me praninė e gjakut nė feces. Invazioni i baktereve nė gjak pėrcillet me rraskapitje masive, shok dhe vdekje. Pėr shkak tė masave tė rrepta tė kontrollit, kjo trajtė e antraksit nuk vėrehet nė SHBA. |
|||||
|
PREZENTIM RASTI |
||||||
Lezionet lėkurore tė antraksit nė fytyrė. CDC
Njė
grua 53 vjeēe e punėsuar pėr 10 vite nė departamentin e tjerrjes nė fabrikėn
e pėrpunimit tė leshit tė dhive. Lezione lėkurore tė antraksit nė faqen e
djathtė; lezioni nė ditėn e 4. CDC
|
||||||
|
BURIMET E INTERNETIT
Antraksi klinik
Anthrax FAQ
Cipro |
Patogjeneza Faktorėt virulent qė marrin pjesė nė patogjenezėn e sėmundjes pėrfshijnė ekzotoksinat dhe kapsulėn. Ekzotoksina: Kodohet nga plazmidi, ėshtė termolabile dhe pėrbėn kompleks heterogjen proteinik tė ndėrtuar nga 3 komponenta: (1) Faktori edematoz
(FE) In vivo, kėta tre faktorė bashkėveprojnė nė mėnyrė sinergjike. Antigjeni mbrojtės lidhet pėr receptorėt sipėrfaqėsorė nė qelizat eukariote dhe pastaj pastrohet nga proteaza qelizore. Pjesa e madhe terminale C e antigjenit mbrojtės lidhet me receptorėt dhe pastaj lidhet me FE ose FL qė futen nė qelizė pėrmes endocitozės. FE qė ndodhet nė brendi tė qelizės lidhet me kalmodulinėn dhe vepron sikur adenilatciklazė. Mekanizmi i veprimit tė FL pėrfshin aktivizimin e makrofagjeve dhe prodhimin e citokineve qė shkaktojnė nekrozė, ethe, shok dhe vdekje. Veē e veē, kėto tri proteina nuk kanė aktivitet toksik. Antitrupat ndaj antigjenit mbrojtės e parandalojnė lidhjen e AM nė qeliza, e ndalin FE dhe hyrjen e FL. Kapsula: pėrbėhet nga polipeptidi i acidit D-glutamik qė kodohet nga njė plazmid dhe ka veprim antifagocitar. Nuk ėshtė imunogjen i mirė; edhe nėse prodhohen antitrupa, ato nuk mbrojnė nga sėmundja. Diagnoza Diagnoza klinike e antraksit mund tė vėrtetohet me anė ekzaminimit direkt mikroskopik ose me kulturė. Strishot e freskėta tė lėngut vezikular, lėngut nėn eskarė, gjakut ose apsiratet nga shpnetka dhe nyjet limfatike ngjyrosen me metilen blu polikromatik dhe ekzaminohen pėr praninė e skajeve tė topitura, bacileve me ngjyrė tė kaltėr nė tė zezė dhe me kapsulė ngjyrė roze. Nėse ekzaminimi mikroskopik ėshtė negativ, atėherė duhet tė bėhet kultivimi nė pllakat e agar-gjakut. Mikroorganizmat nga kultura nė ngjyrosjen e Gramit duken si bacile tė trasha e tė gjata Gram pozitive. Parandalimi dhe trajtimi Antibiotikė tė pėrzgjedhur janė penicilinet, kinolonet dhe ciprofloksacinat. Antitrupat ndaj kompleksit tė toksinave janė neutralizuese dhe mbrojtėse. Ekzistojnė dy vaksina- njėra ėshtė pėr imunizimin e gjedheve dhe kafshėve tė tjera barngrėnėse, kurse tjetra ėshtė pėr njerėz.
|
|||||
|
TUTORI |
||||||
Zgjerimi i mediastinumit dhe efuzioni pleural nė rentgenin e kraharorit
nė antraksin inhalator.
CDC
|
||||||
Anthrax, droqkat e gjakut nga anusi © Bristol Biomedical Image Archive,
University of Bristol. Me leje |
||||||
Infeksioni i makrofagjeve apo qelizave parenkimale nga Listeria
monocytogenes
|
LISTERIOZA Morfologjia dhe fiziologjia L.monocytogenes ėshtė kokobacil Gram pozitiv, fakultativ brendaqelizor qė shpesh rritet nė trajtė tė vargjeve tė shkurta. Dallohet nga bakteret tjera Gram pozitive sepse pėrmban lipopolisaharidin listerik (njė molekulė qė nė aspektin kimik dhe biologjik i pėrngjan lipopolisaharidit klasik). Kėto baktere formojnė koloni beta hemolitike nė agar-gjak, kurse nė terrenet tjera kultivuese japin koloni translucente me ngjyrė tė kaltėr nė tė gjelbėr. Pas infektimit tė qelizės (makrofagjet dhe qelizat parenkimale) mikrobi i shmanget vakuolave tė strehuesit (ose fagosomit) dhe ndahet shumė shpejt nė citoplazmėn e qelizės sė strehuesit para se tė kapsulohet nga filamentet e shkurta tė aktinės. Kėto filamente mė vonė riorganizohen nė bishta tė gjatė qė dalin nga njėri skaj i bakteres. Bishti ndėrmjetėson lėvizjen e baktereve nėpėr citoplazmė e deri te sipėrfaqja e qelizės strehuese. Nė periferi tė qelizės, pastaj formohen protruzionet qė mund tė kalojnė nė qelizat fqinje duke i mundėsuar bakteres hyrjen nė to. Pėr shkak tė kėsaj rruge tė transmetimit prej qelizės nė qelizė, mikrobet kurrė nuk kanė vendosje jashtėqelizore dhe nuk i nėnshtrohen veprimit tė agjentėve humoral antibakteror (p.sh. komplementit, antitrupave). L.monocitogenes rregullisht shkatėrrohet nga makrofagjet e aktivizuara. Epidemiologjia dhe simptomet Listeria monocytogenes ėshtė baktere qė haset kudo: nė tokė, vegjetacione, ujė dhe traktin tretės tė kafshėve. Ekspozimi ndaj kėtij mikroorganizmi mund tė qojė nė dėshtim asimptomatik ose sėmundje te njeriu. Tė rrezikuar nga kjo baktere janė sidomos fetusi, tė posalindurit, pacientėt qė vuajnė nga kanceri dhe pacientėt me imunitet tė kompromituar. Viteve tė fundit nė SHBA janė shfaqur disa epidemi tė sėmundjes me origjinė nga djathi, lakrat, qumėshti dhe mishi. Mikrobi mund tė rritet nė 4°C, qė d.m.th. se shumėzimi i kėsaj baktere mund tė bėhet edhe nė ushqimin qė ėshtė nė frigorifer. Izolimi laboratorik mund tė bėhet me teknikėn e stimulimit tė rritjes nė temperatura tė ulėta. Listerioza kategorizohet nė dy forma: 1) sėmundja neonatale dhe 2) sėmundja adulte. Sėmundja neonatale: mund tė shfaqet si trajtė e hershme, qė merret pėrmes placentės in utero dhe trajtė e vonshme e sėmundjes qė merret gjatė lindjes ose pak pas lindjes. Infeksioni i marrė in utero (granulomatosus infantiseptica) shkakton abscese dhe granuloma nė shumė organe dhe shumė shpesh jep abort. Ekspozimi gjatė lindjes vaginale rezulton nė shfaqjen e vonshme tė sėmundjes duke rezultuar nė meningjit ose meningoencefalit me sepsė brenda 2-3 javėsh. Sėmundja adulte: infeksioni te tė rriturit shkon me simptome tė ngjashme me flamėn dhe me shqetėsime mesatare tė traktit tretės. Ethet dhe rrėqethja janė pasojė e bakteremisė. Listeria te personat me imunitet tė supresuar mund tė japė sėmundje serioze qė qon edhe nė meningjit. Kjo baktere ėshtė ndėr shkaktarėt prijės tė meningjiteve tek pacientėt me kancer dhe te marrėsit e transplantateve renale. Te tė moshuarit, simptomet e hershme mund tė jenė tė pavėrejtura dhe infeksioni mund tė qojė nė sepsė tė mėvonshme (ethe, hipotension). Njė ndėrlikim i mundshėm i bakteremisė ėshtė endokarditi. Patogjeneza Listeriolizina O, njė β-hemolizinė, ėshtė e lidhur me streptolizinėn dhe pneumolizinėn dhe prodhohet nga shtamet virulente. Ajo kėput vakuolat fagocitare dhe ndėrmjetėson nė transmetimin qelizė-qelizė tė mikrobit. Toksina ėshtė labile ndaj oksigjenit dhe ka veprim imunogjen. Diagnoza Sėmundjen e listeriozės duhet marrė nė konsideratė nėse kemi monocitozė nė gjak dhe nė lėngun trunoshpinor. Mikroorganizmi mund tė izolohet nė shumicėn e terreneve kultivuese. Terapia dhe kontrolli Penicilina (ampicillin) vetėm ose nė kombinim me gentamicinėn ka veprim efikas. Imuniteti ėshtė i ndėrmjetėsuar me qeliza.
|
|||||
Gishti i madh me ulqerė tė lėkurės nga tularemia.
CDC/Emory U./Dr. Sellers
|
TULAREMIA Morfologjia dhe fiziologjia Francisella tularensis ėshtė kokobacil i vogėl pleomorf, Gram negativ, i palėvizshėm, i kapsuluar, fakultativ brendaqelizor qė rritet pak ose nuk rritet fare nė shumicėn e terreneve kultivuese dhe kėrkon agar gjak special me glukozė dhe cisteinė. Gjatė pėrpunimit tė mostrave pėr kultivim duhet pasur kujdes tė jashtėzakonshėm, sepse kjo baktere ėshtė infektive edhe nė doza shumė tė vogla. Epidemiologjia dhe simptomet Francisella tularensis shkakton sėmundjen e tularemisė. Pėr dallim nga murtaja, tularemia shfaqet nė mėnyrė rutinore nė tė gjitha 50 shtetet e SHBA-ve. Rezervarė parėsorė tė saj janė lepujt, kitrat,rriqnat e nganjėherė edhe kaprojt. Njeriu mė sė shpeshti preket nga tularemia pėrmes thumbimit tė insekteve (kryesisht rriqnave, por edhe insekteve tė tjera) ose pas kontaktit me indet e kafshėve tė sėmura. Sėmundja karakterizohet me ulqerė fokale nė vendin e depėrtimit tė baktereve dhe rritjen e nyjave limfatike regjionale. Mjaftojnė vetėm 10-50 mikrobe pėr tė shkaktuar sėmundje te njeriu nėse inhalohen apo futen nėpėr lėkurė, kurse pėr rrugėn orale tė infeksionit kėrkohet njė numėr shumė i madh i tyre (108). Inkubacioni zgjat 3-10 ditė. Zakonisht, nė vendin e hyrjes zhvillohet njė papulė lėkurore e vogėl. Ulqerimi shfaqet bashkė me ethe, rrėqethje, rraskapitje, lodhje dhe zakonisht limfadenopati. Pason bakteremia, me ērast mikroroganizmi rritet brenda qelizave nė sistemin retikuloendotelial. Pėrhapja pėrmes qarkullimit tė gjakut i mundėson francisellave tė shpėrndahen nėpėr organe tė ndryshme duke dhėnė lezione fokale. Pacienti mund tė zhvillojė disa sindrome klinike. Mė sė shpeshti vėrehet forma ulqeroglandulare (70-85%), nė tė cilėn nė vendin e infeksionit zhvillohet njė papulė ulqeroze dhembėse qė ka qendėr nekrotike dhe periferi tė ngritur. Format tjera janė glandulare (limfadenopati pa ulqerė), tifoide, pneumonike, okuloglandulare dhe rrallė orofaringeale (tonzillofaringjit me limfadenopati). Patogjeneza Prania e kapsulės i mundėson kėsaj baktere rezistencėn ndaj fagocitozės. Gjatė qėndrimit brendaqelizor, mikrobi i reziston shkatėrrimit nga fagocitet dhe shumėzohet nė qelizė. Shumica e simptomeve janė pėr shkak tė mbindjeshmėrisė sė ndėrmjetėsuar qelizore. Diagnoza F. tularensis ėshtė vėshtirė tė vizualizohet nė pėrgatesat e ngjyrosura direkte. Mikroorganizmi mund tė izolohet nga mostrat e sputumit dhe aspirateve tė nyjave limfatike tė inolukuara nė agar qokollatė. Hemokulturat shpesh janė negative. Kjo baktere rritet shumė ngadalė, andaj duhet tė inkubohet nė termostat pėr disa ditė me rradhė. Identiteti i kėsaj baktere dėshmohet me antiserume specifike. Parandalimi dhe kontrolli Streptomicina ėshtė medikament i pėrzgjedhur pėr tė gjitha format e tularemisė. Rastet e pamjekuara kanė shkallė tė vdekshmėrisė prej 5-15%. Ekziston njė vaksinė nga mikrobet e gjalla tė dobėsuara, por pėrdoret vetėm te personat qė janė tė rrezikuar. Imuniteti ndaj sėmundjes duket se ėshtė qelizor. Nė masat parandaluese bėjnė pjese shmangia e pėrpunimit tė indeve tė kafshėve tė infektuara, kujdesi pėr rriqnat dhe shfrytėzimi i burimeve tė pastra tė ujit.
|
|||||
|
BURIMET E INTERNETIT
CDC |
||||||
Erizipeloidi- ėshtė
infeksion akut por me evoluim tė ngadalshėm i shkaktuar nga njė bacil Gram
pozitiv (Erysipelothrix rhusiopathiae).
©
Mount Allison Science Image Collection |
ERIZIPELOIDI Kjo ėshtė njė sėmundje profesionale e kasapėve, pėrpunuesve tė mishit, fermerėve, punėtorėve tė shpezėtarisė, peshkatarėve, etj. Veēanėrisht tė rrezikuar janė personat qė punojnė me peshq dhe derra. Shkaktari i sėmundjes, Erysipelothrix rhusiopathiae ėshtė baktere anaerobe Gram pozitive qė depėrton nėpėrmjet gėrrithjeve tė lėkurės gjatė pėrpunimit tė prodhimeve tė kafshėve. Mikroorganizmi shkakton njė lezion inflamator tė lėkurės, nė gishta apo duar, qė dhemb dhe ka skaje tė ngritura. Pėrhapet nė periferi, pasi qė ngjyrosja nė zonėn qėndrore zbehet. Lezioni dhembės kruhet dhe krijon ndjesi tė djegies apo pulsimit. Nuk ka qelbėzim prandaj me kėtė dallohet nga erizipela streptokoksike. Infeksioni difuz i lėkurės dhe septikemia janė tė rralla. Mikrobi mund tė kultivohet lehtė nė shumė terrene laboratorike. Trajtimi ėshtė efikas me penicilinė.
|
|||||
|
|
Kjo faqe
ėshtė copyright 2007 The Board of Trustees of the University of South
Carolina |
|||||