x x

x BAKTERIOLOGJIA IMUNOLOGJIA MIKOLOGJIA PARAZITOLOGJIA VIROLOGJIA

ANGLISHT

 

BAKTERIOLOGJIA – KAPITULLI 6  

ANTIBIOTIKĖT – SINTEZA E PROTEINAVE, SINTEZA E ACIDIT NUKLEIK DHE METABOLIZMI 

Dr Gene Mayer

Pėrktheu: Dr. Lul Raka, Asistent i Mikrobiologjisė nė Fakultetin e Mjekėsisė tė Universitetit tė Prishtinės dhe Mikrobiolog nė Departamentin e Mikrobiologjisė tė Institutit Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike tė Kosovės- Prishtinė, Kosovė
 

 SPANJOLLISHT

VIDEO LIGJĖRATA
ANGLISHT

E-MAIL DR LUL RAKA

  

Universiteti i Prishtinės

LITERATURA: Murray et al. Medical Microbiology, 5rd ed., f. 208-212.

OBJEKTIVAT MĖSIMORĖ

Pėrshkrimi i mekanizmit tė veprimit tė agjensėve antimikrobik

Diskutimi i antibiogramit

Vėshtrimi i mekanizmave me te cilėt bakteret shfaqin rezistencė ndaj antimikrobikėve

 

 

Parimet themelore dhe pėrkufizimet

A. Selektiviteti- tė gjithė agjensėt antimikrobik qė kanė efikasitet klinik, shprehin toksicitet selektiv ndaj baktereve nė njerėn anė, por, pa e dėmtuar strehuesin nė anėn tjetėr. Kjo ėshtė veēoria kryesore dalluese e antibiotikėve ndaj dezinfektantėve. Bazat e selektivitetit varen nga antibiotiku i caktuar. Nėse antibiotikėt kanė selektivitet tė lartė, atėherė ata zakonisht nuk janė toksik. Megjithatė, nganjėherė edhe antibiotikėt me selektivitet tė lartė mund tė kenė efekte anėsore tek pėrdoruesit e tyre.  

B. Indeksi terapeutik- definohet si raport ndėrmjet dozės qė ėshtė toksike pėr strehuesin ndaj dozės efektive terapeutike. Sa mė i lartė tė jetė indeksi terapeutik, aq mė i mirė ėshtė veprimi i antibiotikut.

C. Katogoritė e antibiotikut- antibiotikėt ndahen nė baktericid - nėse e shkatėrrojnė nė tėrėsi bakteren e ndjeshme dhe bakteriostatik - nėse e pengojnė vetėm pėrkohėsisht rritjen e baktereve. Nė pėrgjithėsi, nė praktikėn klinike preferohet pėrdorimi i antibiotikėve qė kanė veprim baktericid; por shpeshherė faktorė tė ndryshėm mund ta imponojnė pėrdorimin e antibiotikėve me veprim bakteriostatik. Nėse pėrdoret antibotiku me veprim bakteriostatik, atėherė kohėzgjatja e terapisė duhet tė jetė e mjaftueshme pėr t'iu lejuar mekanizmave mbrojtės qelizor dhe humoral ērrėnjosjen e baktereve nga organizmi. Pėrdorimi i antibiotikėve me veprim baktericid preferohet nė trajtimin e infeksioneve tė endokardit dhe tė meningjeve. Nė kėto dy lokalizime, forcat mbrojtėse tė organizmit janė relativisht joefektive dhe rreziku qė bartin me vete kėto infeksione kėrkon shkatėrrimin e menjėhershėm tė mikroorganizmave. 

D. Antibiogrami- Vlera themelore e pėrcaktimit sasior tė aktivitetit tė antibiotikėve in vitro ėshtė pėrcaktimi i pėrqėndrimit minimal inkibues (PMI) dhe pėrqėndrimit minimal baktericid (PMB) tė tyre. PMI ėshtė pėrqėndrimi mė i ulėt i antibiotikut qė nėn rrethana standarde e pengon rritjen e kolonive bakterore (d.m.th. kolonitė bakterore nė pllakėn kultivuese apo turbullimi nė kulturėn e lėngėt). PMB ėshtė pėrqėndrimi mė i ulėt i antibiotikut qė shkatėrron 99.9% tė inokulumit origjinal bakteror nė njė kohė tė caktuar. Figura 1 ilustron mėnyrėn e pėrcaktimit tė PMI tė njė antibiotiku.

 

anti-1.jpg (32260 bytes)  Fig 1  Testimi i ndjeshmėrisė ndaj antibiotikėve
FJALĖT KYĒE
Selektiviteti
Indeksi terapeutik
Baktericid
Bakteriostatik
PMI
PMB
Testi i difuzionit
Sinergjizmi antibiotik
Antagonizmi antimikrobik
Antimikrobikėt
Rezistenca e kryqėzuar
Rezistenca e shumėfishtė
Pėr tė pasur efikasitet klinik, antibiotiku duhet ta mbėrrijė PMI dhe PMB nė vendin e infeksionit. Pėrthithja dhe shpėrndarja farmakologjike e antibiotikut ndikojnė nė dozėn, rrugėn dhe shpeshtėsinė e dhėnies sė antibiotikut - me qėllim qė tė arrihet njė dozė efikase nė vendin e infeksionit.

Nė laboratoret klinike mikrobiologjike metoda mė e shpeshtė e pėrcaktimit tė ndjeshmėrisė sė mikroorganizmave ndaj antibiotikėve ėshtė testi i difuzionit. Sipas kėsaj metode, izolati bakteror mbillet nė mėnyrė uniforme nė tėrė sipėrfaqen e pllakės sė agarit. Pastaj, nė sipėrfaqe tė pllakės vendoset disku i imprenjuar me njė sasi standarde tė antibiotikut. Mė tej, antibiotiku fillon tė difundojė nė terren. Si rezultat i difuzionit vjen deri te gradienti i difuzionit tė antibiotikut qė e rrethon diskun. Pas inkubimit 18-24 orėsh, krijohet njė shtresė e kolonive tė rritura bakterore. Pėrreth diskut mund tė ketė zona tė frenimit tė rritjes sė baktereve. Madhėsia e zonės sė frenimit varet nga shkalla e difundimit tė antibiotikut, ndjeshmėria e bakteres sė testuar ndaj antibiotikut dhe shkallės sė rritjes sė kolonive bakterore. Zona e frenimit nė testin e difuzionit ėshtė e ndėrlidhur nė mėnyrė reciproke me PMI nė testing e dilucionit.

Testi i difuzionit bėhet nė kushte tė standardizuara dhe pėr secilin antibiotik tashmė janė pėrcaktuar zonat standarde tė frenimit. Nėse zona e frenimit ėshtė e barabartė apo mė e lartė sesa standardi, atėherė konsiderohet se mikroorganizmi ėshtė i ndjeshėm andaj antibiotikut. Nėse zona e frenimit ėshtė mė e vogėl sesa standardi, atėherė konsiderohet se mikroorganizmi ėshtė rezistent ndaj antibiotikut tė testuar. Figura 1 poashtu ilustron procedurėn e testit tė difuzionit, kurse figura 2 jep disa prej zonave standarde tė frenimit pėr disa antibiotikė.

E. Terapia e kombinuar- Terapia e kombinuar me dy apo mė shumė antibiotikė jepet pėr kėto raste: (1) pėr parandalimin e shfaqjes sė shtameve rezistente tė baktereve, (2) pėr trajtimin e rasteve urgjente gjatė kohės kur diagnoza etiologjike ėshtė nė zhvillim e sipėr dhe (3) pėr tė shtuar efektin e antibiotikėve pėrmes fenomenit tė sinergjizmit.

Sinergjizmi antibiotik shfaqet atėherė kur efekti i kombinimit tė antibiotikėve ėshtė mė i lartė sesa shuma e efekteve tė antibiotikėve veē e veē. Antagonizmi antibiotik shfaqet atėherė kur njė antibiotik (zakonisht ai qė ka efekt mė tė vogėl), interferon me efektet e antibiotikut tjetėr.

F. Antibiotikėt dhe agjensėt kimioterapeutikė - Termi “antibiotik” nėnkupton substancat e prodhura qė kanė origjinė biologjike (prodhohen nga qeniet e gjalla), kurse termi “agjens kimioterapeutik” pėrkufizon njė substancė kimike tė prodhuar nė mėnyrė sintetike (artificiale). Sot, kufiri ndėrmjet kėtyre dy termave po zbehet gjithnjė e mė shumė, sepse shumica e “antibiotikėve “ tė rinj aktualisht janė prodhime biologjike - por tė modifikuara kimikisht (madje disa janė kopje tė prodhimeve biologjike qė janė sintetizuar kimikisht). Prandaj, termi i  pėrbashkėt pėr antibiotikėt dhe agjensėt kimioterapeutik ėshtė "agjens antimikrobik”.

 

 

 

Figura 2 

Standardet interpretuese pėr diametrin e zonave dhe PMI i pėrafėrt korrelues pėr definimin e kategorive interpretuese tė antibiogramit
 

Agjensi antimikrobik

(sasia pėr disk)

dhe mikroorganizmi

Diametri i zonės pėr secilėn kategori

 

PMI i afėrt korrelues (mikro gm/ml):

R

I

MS

S

R

S

Ampicillin (10 mikro gm)

 

 

 

 

 

 

 

Enterobacteriaceae

<11

12-13

 

>14

 

>32

<8

Staphylococcus spp.

<28

 

 

>29

 

beta-llaktamaza

<0.25

Haemophilus spp.

<19

 

 

>20

 

>4

<2

Enterococci

<16

 

>17

 

 

>16

 

Streptokoket tjera

<21

 

22-29

>30

 

>4

<0.12

Chloramphenicol  (30 mikro gm)

<12

13-17

 

>18

 

>25

<12.5

Erythromycin (15 mikro gm)

<13

14-17

 

>18

 

>8

<2

Nalidixic acid (30 mikro gm)

<13

14-18

 

>19

 

>32

<12

Streptomycin (10 mikro gm

<11

12-14

 

>15

 

 

 

Tetracycline (30 mikro gm)

<14

15-18

 

>19

 

>16

<4

Trimethoprim (5 mikro gm)

<10

11-15

 

>16

 

>16

<4

a Adaptuar nga dokumenti i NCCLS, tetor 1983 (M2-T3). Referojuni dokumenteve mė tė reja tė NCCLS pėr pėrditėsime dhe ndryshime.

b R, Rezistent; I, intermediar(i ndėrmjetėm); MS, mesatarisht sensitiv; S, senstiv (i ndjeshėm). Rezultati “I” duhet tė raportohet pasiqė tregon pėr njė rezultat qė kėrkon testim tė mėtejmė. Nėse ėshtė nė kuadėr tė “MS”, rezultati po ashtu duhet tė raportohet pėr tė dėshmuar se ka nevojė pėr dozėn maksimale dozuese. Shtamet nė kategorinė MS janė tė ndjeshme e jo intermediare.

c PMI i pėrafėrt qė korrelon me pėrkufizimin e kategorive- rezistent dhe i ndjeshėm. Kėto korrelime nuk mund tė pėrdoren pėr interpretim te testi i dilucionit. 
 

 

Antimikrobikėt qė frenojnė sintezėn e proteinave

A. Nisma e sintezės sė proteinave- figura 3 ilustron nismėn e sintezės sė proteinave dhe vendveprimin e antibiotikėve qė e frenojnė kėtė proces.

B. Elongimi- Figura 4 ilustron procesin e elongimit  dhe vendveprimin e antibiotikėve qė e frenojnė kėtė proces.

 

Frenuesit e sintezės sė proteinave (shumica bakterisotatik)

Selektiviteti i kėtyre agjensėve ėshtė rezultat i dallimeve nė ribosomet e prokariotėve qė janė 70S, ndaj atyre tė eukarioteve qė janė 80S. Pasiqė ribosomet mitokondriale kanė ngjashmėri me ribosomet prokariote kėta antimetabolitė mund tė kenė efekt toskik.

A. Antimikrobikėt qė lidhen me nėnnjėsinė 30S tė ribosomeve

1. Aminoglikozidet (baktericid)
Streptomycin, kanamycin, gentamicin, tobramycin, amikacin, netilmicin dhe neomycin (veprim lokal).

a. Mekanizmi i  veprimit. – aminoglikozidet lidhen nė mėnyrė tė pakthyeshme (ireversibile) me ribosomet 30S dhe e ngrijnė kompleksin inicues (30S-ARNi-ARNt), prandaj nuk mund tė ketė nismė (start) tė sintezės sė proteinave. Aminoglikozidet, poashtu e ngadalėsojnė sintezėn e proteinave qė tashmė ėshtė inicuar dhe shkakton keqlexim tė informatave nga ARNi.

b. Spektri i veprimit – shumė baktere Gram-negative dhe disa Gram-pozitive; nuk pėrdoren te bakteret anaerobe (kėrkohet oksigjen pėr marrjen e kėtyre antibiotikėve) dhe tek ato  brendaqelizore.

c. Rezistenca – e shpeshtė.

d. Sinergjizmi – Aminoglikozidet kanė veprim sinergjik me antibiotikėt β-llaktamė. β-llaktamėt e frenojnė sintezėn e murit qelizor dhe kjo e rrit pėrshkueshmėrinė pėr aminoglikozidet.

 

anti-2.jpg (54456 bytes) Fig 3 Antibiotikėt qė veprojnė nė fazėn startuese tė sintezės sė proteinave

anti-3.jpg (63598 bytes)  Fig 4  Antibiotikėt qė veprojnė nė fazėn e elongimit tė sintezės sė proteinave

Streptomycin


Neomycin

 


Tetracycline


Spectinolycin 

2. Tetraciklinet (bakteriostatik)
Tetracyclin, minocyclin dhe doxycycline.

a. Mekanizmi i  veprimit – lidhen nė mėnyrė reversibile me ribosomet 30S dhe pengojnė lidhjen e aminoacil-ARNt pėr receptor nė ribosomin 70S.

b. Spektri i veprimit – i gjerė; tė dobishėm kundėr baktereve me vendosje brendaqelizore.

c. Rezistenca – e shpeshtė.

d. Efektet anėsore – shkatėrrimi i florės normale tė zorrėve qė qon nė rritjen e infeksioneve sekondare; ngjyros dhe dėmton strukturėn e eshtrave dhe dhėmbėve.

3. Spectinomycin (bakteriostatik)

a. Mekanizmi i veprimit - interferon nė mėnyrė reversibile me ndėrveprimin mes ARNi dhe ribosomeve 30S. Spektinomicina ka strukturė tė ngjashme me aminoglikozidet por nuk jep keqlexim tė informatave nga ARNi.

b. Spektri i veprimit – pėrdoret nė mjekimin e infeksioneve me Neisseria gonorrhoeae qė janė rezistente ndaj penicilinės.

c. Rezistenca – e rrallė tek Neisseria gonorrhoeae.

 


Chloramphenicol

 


Erythromycin

 


Fusidic acid

 


Rifampin
 

 

 

 


Nalidixic acid

 
B. Antimikrobikėt qė lidhen me nėnnjėsinė 50S tė ribosomeve

1. Chloramphenicol, lincomycin, clindamycin (bakteriostatik)

a. Mekanizmi i veprimit -  lidhen pėr ribosomin 50S dhe frenojnė aktivitetin e peptidiltransferazės.

b. Spektri i veprimit

(1) Chloramphenicol – spektėr i gjerė.

(2) Lincomycin dhe clindamycin – rang i kufizuar veprimi.

c. Rezistenca – e shpeshtė

d. Efektet anėsore – Chloramphenicol ėshtė toksik (supresion i palcės sė eshtrave) por nganjėherė shfrytėzohet pėr trajtimin e meningjitit bakteror.

2. Makrolidet (bakteriostatik)
Erythromcin, clarithromycin, azithromycin, spiramycin

a. Mekanizmi i veprimit – e frenojnė translokacionin.

b. Spektri i veprimit – Bakteret Gram-pozitive, Mycoplasma, Legionella.

c. Rezistenca – e shpeshtė.

C. Antimikrobikėt qė interferojnė me faktorėt e elongimit

1. Acidi fusidik (bakteriostatik)

a. Mekanizmi i veprimit – lidhet pėr faktorin e elongimit G (EF-G) dhe frenon lirimin e EF-G nga kompleski EF-G/GDP.

b. Spektri i veprimit – koket Gram-pozitive.

 

Frenuesit e funksionit dhe tė sintezės sė acidit nukleik 

Selektiviteti i kėtyre agjensėve rezulton nė dallimet e enzimeve prokariote dhe eukariote qė preken nga agjensi antimikrobik.

A. Frenuesit e sintezės dhe funksionit tė ARN-sė

1. Rifampin, rifamycin, rifampicin (baktericid)

a. Mekanizmi i veprimit – lidhen pėr ARN polimerazėn e varur nga ADN-ja dhe frenojnė nismėn e sintezės sė ARN.

b. Spektri i veprimit – spektėr i gjerė, por pėrdoret kryesisht nė trajtimin e tuberkulozit.

c. Rezistenca – e shpeshtė.

d. Terapia e kombinuar – pasiqė rezistenca ėshtė e shpeshtė, rifampina zakonisht kombinohet nė terapi me antimikrobikė tė tjerė.

B. Frenuesit e sintezės dhe funksionit tė ADN-sė (baktericid)

1. Kinolonet – acidi nalidiksik, ciprofloksacina, acidi oksolinik

a. Mekanizmi i veprimit – lidhen pėr nėnjėsinė A tė ADN girazės (topoizomerazė) dhe parandalojnė pėrdredhjen e ADN-sė, duke penguar kėshtu sintezėn e ADN-sė.

b. Spektri i veprimit – koket Gram-pozitive; kryesiht te infeksionet e traktit urinar.

c. Rezistenca – e shpeshtė pėr acidin nalidiksik; mund tė zhvillohet edhe ndaj ciprofloksacinės.

 

anti-4.jpg (89666 bytes)  Fig 5  Metabolizimi I acidit folik

 


Sulfanilamide

 


Trimethoprim


Methotrexate


Amino salicylic acid


Dapsone


Isoniazid

 

 


 

Antimikrobikėt antimetabolik

A. Frenuesit e sintezės sė acidit folik

Veprojnė sipas sistemit tė antagonizmit metabolik - bakteret nuk mund ta shfrytėzojnė acidin e preformuar folik, por duhet ta sintetizojnė vetė acidin folik. Pėr dallim prej tyre, gjitarėt mund ta shfrytėzojnė acidin folik nga ushqimi.

Vėshtrim mbi metabolizimin e acidit folik- Figura 5 pėrmbledh rrugėt e metabolizmit tė acidit folik dhe tregon vendet nė tė cilat vepron antimetaboliti.

1. Sulfonamidet, sulfonet (bakteriostatik)

a. Mekanizmi i veprimit – kėto antimikrobikė janė analog strukturorė tė acidit para-aminobenzoik dhe nė mėnyrė konkuruese (kompetitive) e frenojnė krijimin e acidit dihidropterik.

b. Spektri i veprimit – spektėr tė gjerė ndaj baktereve Gram-pozitive dhe Gram-negative; pėrdoren kryesisht tek infeksionet e traktit urinar dhe infeksionet me Nocardia.

c. Rezistenca – e shpeshtė.

d. Terapia kombinuese – Sulfonamidet pėrdoren nė kombinim me trimetoprimin; ky kombinim i bllokon dy hapat pasues nė metabolizimin e acidit folik dhe parandalon shfaqjen e shtameve rezistente.

2. Trimethoprim, methotrexate, pyrimethamine (bakteriostatik)

a. Mekanizmi i veprimit – lidhen pėr dihidrofolat reduktazėn dhe frenojnė formimin e acidit tetrahidrofolik.

b. Spektri i veprimit – spektėr tė gjerė ndaj baktereve Gram-pozitive dhe Gram-negative;  pėrdoren kryesisht tek infeksionet e traktit urinar dhe infeksionet me Nocardia.

c. Rezistenca – e shpeshtė.

d. Terapia kombinuese – kėto antimikrobikė pėrdoren nė kombinim me sulfonamidet;  ky kombinim i bllokon dy hapat pasues nė metabolizmin e acidit folik dhe parandalon shfaqjen e shtameve rezistente.

 

B. Antituberkulotikėt

Pėrdoren nė kombinim me antimikrobikė tė tjerė pėr shkak se jepen pėr njė kohė tė gjatė dhe rezistenca zhvillohet rregullisht te agjensėt individualė. 

1. Acidi para-aminosalicylic (PAS) (bakteriostatik)

a. Mekanizmi i veprimit – sikurse sulfonamidet.

b. Spektri i veprimit - specifik pėr Mycobacterium tuberculosis.

2. Dapsone (bakteriostatik)

a. Mekanizmi i veprimit - sikurse sulfonamidet.

b. Spektri i veprimit – pėrdoret nė trajtimin e leprės.

3. Izoniazidi (INH) (bakteriostatik)

a. Mekanizmi i veprimit – frenon sintezėn e acideve mikolike.

b. Spektri i veprimit – pėrdoret pėr trajtimin e tuberkulozit.

c. Rezistenca – e mundshme.


 

  Rezistenca antimikrobike

A. Parimet dhe pėrkufizimet

1. Disa baktere posedojnė veēori tė lindura dhe enzime, tė cilat i bėjnė ato rezistente ndaj disa antimikrobikėve. Rezistenca shfaqet atėherė kur rritet pėrqėndrimi minimal inkibues (PMI) pėr antimikrobikun. Mėnyrat e shfaqjes sė rezistencės janė: (1) mutacioni i gjenit qė pėrcakton ndjeshmėrinė/rezistencėn ndaj antimikrobikut; dhe (2) marrja (fitimi) i ADN-sė jashtėkromozomale (plazmidit) qė bart me vete gjenin e rezistencės. Rezistenca qė shfaqet si rezultat i pranisė sė antimikrobikėve nė natyrė zakonisht vjen nga procesi selektiv, d.m.th. antimikrobiku i selekton pėr mbijetesė ato shtame qė e kanė gjenin rezistent. Rezistenca mund tė zhvillohet me njė potez tė vetėm apo si rezultat i grumbullimit tė shumė mutacioneve.

2. Rezistenca e kryqėzuar ndodh kur njė mekanizėm i vetėm jep rezistencė ndaj shumė antimikrobikėve; kurse rezistenca e shumėfishtė nėnkupton se janė tė pėrfshirė shumė mekanizma. Rezistenca e kryqėzuar vėrehet kryesisht te antimikrobikėt e pėrafėrt kurse ajo e shumėfishta vėrehet te antimikrobikėt qė nuk janė nė lidhje tė afėrt strukturore apo vepruese.

B. Mekanizmat e rezistencės

1. Ndryshimi i pėrshkueshmėrisė pėr antimikrobikun- rezistenca vjen pėr shkak tė pamundėsisė sė antimikrobikut qė tė futet nė qelizėn bakterore ose tė eksportit aktiv tė antimikrobikut nga brendia e qelizės.

2. Inaktivimi i agjensit antimikrobik- rezistenca shpesh vjen si pasojė e prodhimit tė enzimit qė ėshtė nė gjendje ta inaktivojė agjensin antimikrobik.

3. Ndryshimi i pikės shėnjuese (vepruese) – rezistenca mund tė vijė edhe si rezultat i ndryshimit tė pikėveprimit tė antimikrobikut nė qelizėn bakterore.

4. Zėvendėsimi i rrugės sė ndjeshme ose baj-pasi metabolik - rezistenca vjen si rezultat i pėrdorimit tė njė enzimi tė ri nė vend tė atij qė ėshtė bllokuar mė parė.

 

 

Kthehu nė Seksionin e Bakteriologjisė tė Mikrobiologjia dhe Imunologjia On-line

Kthehu nė Udhėzuesin e Departamentit tė Mikrobiologjisė dhe Imunologjisė

Kjo faqe ėshtė  copyright 2010   The Board of Trustees of the University of South Carolina
Faqja e pėrditėsuar mė  Tuesday, October 05, 2010
Faqja mbahet nga 
Richard Hunt