Dr Gene Mayer

BAKTERIOLOGJIA IMUNOLOGJIA MIKOLOGJIA PARAZITOLOGJIA VIROLOGJIA

ANGLISHT


IMUNOLOGJIA – KAPITULLI 5 

STRUKTURA DHE FUNKSIONI I IMUNOGLOBULINEVE- ANTITRUPAT 

Izotipet, allotipet dhe idiotipet

Pėrktheu: Bashkim Kadriu, MD
Postdoctoral Research Associate, Psychiatric Institute (MC912), University of Illinois at Chicago, 1601 West Taylor Street #232
Chicago, IL
 
VIDEO LIGJĖRATA
ANGLISHT
E-MAIL DR LUL RAKA
Universiteti i Prishtinės

Literatura: Roitt et al. Immunology, 5th Ed., f.77
Murray et al. Medical Microbiology, 5th ed., f. 92-95


OBJEKTIVAT E MĖSIMIT

Shpjegimi i bazės strukturore tė imunoglobulinave izotipike, allotipike dhe idiotipike.

Pėrshkrimi i pėrdorimit praktik tė izotipeve, allotipeve dhe idiotipeve.

FJALET KYĒE
Izotipet
Allotipet
Idiotipet
Alelet kodominante
Pėrjashtimi alelik

 

I. IZOTIPET

A. Pėrkufizimi
Izotipet jene determinatat antigjenike qė karakterizojnė klasat dhe nėnklasat e zinxhirėve tė rėnde si dhe tipet dhe nėntipet e zinxhirėve tė lehtė.

Nėse IgM humane injektohen ne lepur, atėherė ai do t’i njohė determinantat antigjenike nė zinxhirin e rėnde dhe tė lehte dhe do tė fillojė prodhimin e antitrupave kundėr tyre. Nėse ai antiserum absorbohet me IgG humane, antitrupat ndaj determinanteve te zinxhirėve tėe lehtė si dhe ēdo determinante tė pėrbashkėt ne mes tė IgM dhe IgG do te largohet dhe si rezultat antiserumi do tė reagojė vetėm me IgM humane. Nė fakt, antitrupat do tė reagojnė vetėm me regjionin konstant te zinxhirit m. Antitrupat ndaj regjionit variabil janė tė rrallė ndoshta pėr faktin se vetėm pak kopje tė  secilit regjion variabil janė te prezantuara nė IgM, kėshtu qė imunizimi efektiv nuk mund tė ndodh. Determinantat qė janė tė njohura pėr antitrupat e tillė janė quajtur determinanta izotipike, ndėrsa antitrupat kundėr kėtyre determinanteve janė quhen antitrupa anti-izotipik. Secila klasė, nėnklasė, tip dhe nėntip i imunoglobulinave e ka rregullimin e veēantė tė determinanteve izotipike.

B. Lokacioni
Izotipet e zinxhirėve tė rėndė gjinden nė pjesėn Fc tė regjionit konstant tė molekulės, kurse izotipet e zinxhirėve tė lehtė gjinden nė regjionin konstant. Lokacioni i determinanteve izotipike ėshtė ilustruar nė figurėn 1.
typ-1.jpg (88283 bytes)
Figura 1  Lokacioni i determinanteve izotipike

C. Pėrhapja

Izotipet gjinden tek TĖ GJITHĖ individėt normal tė llojit. Prefiksi Izo do tė thotė i njejtė nė tė gjitha llojet. Disa individė me mungesė imuniteti (imunodeficience) mund te kenė mungesė tė njė ose me shumė izotipeve, por individėt normal i kanė tė gjitha izotipet.

D. Rėndėsia

Antitrupat kundėr izotipeve pėrdoren pėr kuantifikimin e klasave dhe nėnklasave tė Ig nė sėmundje tė ndryshme, nė karakterizimin e leukemisė sė limfociteve B dhe nė diagnozėn e sėmundjeve imunodeficitare.

 

typ-2.jpg (96323 bytes)  
Figura 2 Imunoglobulinat allotipike
II. ALLOTIPET

A. Pėrkufizimi

Allotipet janė determinantat antigjenike tė specifikuara nga format alelike tė gjeneve tė Ig.

Allotipet paraqesin ndryshim tė lehtė nė sekuencėn (renditjen) aminoacidike tė zinxhirit tė rėndė ose zinxhirit tė lehtė tek individė tė ndryshėm. Edhe ndryshimi i qoftė vetėm njė aminoacidi i jep shprehje njė determinante allotipike. Megjithatė, nė shumicėn e rasteve kemi tė bėjmė me zėvendėsime tė shumė aminoacideve.

Ndryshimet allotipike detektohen duke pėrdorur antitrupat e drejtuar kundėr determinanteve allotipike. Kėta antitrupa mund tė pėrgatiten duke e injektuar formėn e Ig prej njė personi nė njė tjetėr. Nė praktikė, megjithatė kundėrserumi anti-allotipik pėrfitohet prej grave tė cilat kanė patur shtatzėni tė shumta, prej njerėzve te cilėt kane marrė transfuzione gjaku ose prej pacientėve me artrit reumatik.

B. Lokacioni

Tek mashkulli, ndryshimet allotipike janė tė lokalizuara ne regjionin konstant te zinxhirėve tė rėndė dhe tė lehtė, siē ėshtė ilustruar ne Figurėn 2.

C. Pėrhapja

Allotipet individuale gjinden nė anėtaret individual tė njė lloji. Tė gjitha allotipet nuk janė gjendur tek te gjithė anėtaret e njė lloji. Prefiksi Allo  d.m.th. i ndryshėm nė individėt brenda llojit tė njejtė.

D. Allotipet Ig humane

Nomenklatura  - Allotipet Ig njerėzore janė emėruar nė bazė tė zinxhirit tė rėndė ose tė lehtė nė tė cilin janė lokalizuar. Kėshtu qė, njė allotip nė njėrin zinxhir tė rėndė te Gama 1 i ėshtė dhėnė emri : G1m (3). Njė allotipi nė njėrin zinxhir tė lehtė Kappa i ėshtė dhėnė emri Km (1) . Tabela 1 rendit disa allotipe humane.

 

   

Tabela 1 allotipet humane

Zinxhiri

Domeni

Allotipi

Aminoacidi

Pozicioni

IgG1

CH1

G1m(f) = (3)

Arg

214

CH1

G1m(z) = (17)

Lys

 

 

CH1

G1m(a) = (1)

Arg, Asp, Glu, Leu

355-358

κ zinxhiri i rende

CL

Km(1)

Val, Leu

153, 191

CL

Km(3)

Ala, Val

153,191

Adoptuar prej Stites et al. Bazat e Imunologjisė klinike, botimi i 3-tėe, Tabela 7-8

 

 

E. Gjenetika

1. Gjenet autozomale kodominante -  Allotipet tė cilat paraqesin zėvendėsimin e aminoacideve nė tė njejtin pozicion tė zinxhirit tė rėnde ose zinxhirit tė lehtė (p.sh. G1m(3) dhe  G1m(17) ose Km(1) dhe  Km(3) janė tė trashėguara si gjene autozomale kodominante.  P.sh.

 Km(1)/Km(3)  X   Km(1)/Km(1)

Km(1)/Km(1)  and  Km(1)/Km(3)

2. Pėrjashtimi alelik – Megjithėse te njė heterozigot tė dy alelet janė tė shprehura, ēdo Ig molekulė individuale do ta ketė vetėm njė allotip. Kjo ndodh sepse njė  qelizė individuale B mund ta shpreh vetėm njė alel. Ky fenomen ėshtė quajtur pėrjashtimi alelik. Allotipet qė prezantojnė zėvendėsimet aminoacidike nė lokacione tė ndryshme nė njė molekulė (psh. G1m(1) dhe G1m(17)) mund tė gjenden nė tė njejtėn molekulė.

P.sh. te njė individ G1m(1,17) tė dy allotipet mund tė gjinden nė tė njejtin zinxhir tė rėndė.
 

 

GM1(1)

G1m(17)

_____________|______________________________________|______________

214

 355-358

 

F. Rėndėsia

1. Monitorimi i transpalantit tė palcės sė eshtrave- Transplantatet e palcės sė eshtrave qė prodhojnė njė allotip tė njejtė prej marrėsit mund tė pėrdoren pėr tė monitoruar transplantatin.

2. Mjekėsia ligjore - Km dhe  Gm allotipet janė tė detektueshme nė ngjyrosjet e gjakut dhe semenit dhe janė te dobishme pėr mjekėsinė ligjore.

3. Testimi i atėsisė -  Allotipet e imunoglobulinave janė njė nga karakteristikat qe pėrdorėn nė rastet ligjore tė pėrcaktimit tė atėsisė.
  III. IDIOTIPET (Id)

A. Pėrkufizimi – Determinantat e veēanta antigjenike qė prezantohen nė njė molekulė antitrupi individual ose nė molekulat me specificitet identik.

Specificiteti identik –  nėnkupton se te gjitha molekulat e antitrupave kanė saktėsisht tė njejtat regjione hipervariabile.

Determinantet antigjenike tė krijuara nga kombinimi i pjesėve tė antitrupit janė quajtur antitrupat anti-Id. Idiotipet janė determinanta antigjenike tė krijuara nga regjionet hipervariabile tė njė antitrupi dhe antitrupave anti-idiotipik janė kėta qė janė tė drejtuar kundėr regjioneve hipervariabile tė njė antitrupi.

Pėr t’i kuptuar idiotipet, ėshtė e dobishme qė tė kuptojmė se si zbulohen ato.

 

DNP-BSA  Raca A anti-DNP Ab
Antitrupat kundėr pjesės kombinuese te anti-DNP Ab Raca A

 anti-DNP Ab e pastruar

Njė antigjen, nė kėtė rast hapteni dinitrofenol, ėshtė injektuar tek miu dhe antitrupat (kundėr DNP-sė) janė prodhuar. Ky antitrup mund te purifikohet (pastrohet) deri nė homogjenitet dhe tė injektohet tek miu tjetėr i racės sė njejtė. Shumica e epitopeve nė njė antitrup do tė shihen ne sistemin imunitar te miut tė dyte si “ tė vetae”; megjithatė, epitopet qe formojnė vendin lidhės pėr DNP-nė (idiotopet – ky ėshtė njė term qe nuk pėrdoret shpesh si dhe shpesh pėrdoret nė shkėmbim me idiotipe) do tė shihen si tė huaj, meqenėse miu i dyte nuk ka qene i injektuar me DNP-BSA. Miu i dyte do ta rrisė sasinė e antitrupave vetėm kundėr idiotipeve tė pastra tė antitrupave anti-DNP. Kėshtu, qė ekzistojnė antitrupat anti-idiotipik. Determinantet antigjenike tė krijuara nga regjionet hipervariabile tė njė antitrupi quhen idiotipe.

 

typ-3.jpg (75523 bytes)    Figura 3 Imunoglobulinat idiotipike

 

B. Lokacioni – Idiotipet janė te lokalizuara nė fragmentin Fab tė molekulės sė Ig tė ilustruara nė figurėn 3. Specifikisht, ato janė tė lokalizuara nė ose afėr regjionit hipervariabil tė zinxhirėve tė rėndė dhe tė lehtė. Nė shumė raste, determinantat e tashme antigjenike (p.sh. idiotipi) mund tė pėrfshijė disa nga radikalet qė gjinden pranė regjionit hipervariabil. Idiotipet janė zakonisht determinanta tė krijuara nga tė dy zinxhirėt e rėndė dhe tė lehtė tė regjionit hipervariabil; megjithatė nganjėherė zinxhirėt e rėndė dhe tė lehtė te izoluar mund ta shprehin idiotipin.

 

 

C. Rėndėsia

1. Shėnjuesi (markeri) pėr regjionin V– Idiotipet janė shėnjues tė dobishėm pėr njė regjion tė veēantė variabil.

2. Rregullimi i pėrgjigjes imunitare  - ekzistojnė tė dhėna se pėrgjigja imunitare mund tė rregullohet nga anti-Id antitrupat e drejtuar kundėr Id vetanake.

3. Vaksinat  - Ne disa raste, antitrupat anti-idiotipik aktualisht stimulojnė B qelizat tė prodhojnė antitrupa dhe kėshtu ata mund tė pėrdorėn si vaksina. Nga kjo qasje ėshtė duke u bėrė pėrpjekje qė tė imunizohemi kundėr mikrobeve patogjenė shumė tė rrezikshėm, tė cilėt nuk mund te pėrdorėn ne mėnyrė te sigurtė si vaksina.

Vaksinat anti-idiotipike

 

4. Trajtimi i tumoreve te limfociteve B - Antitrupat anti-idiotipik tė drejtuar kundėr njė idiotipi nė qelizat B malinje mund tė pėrdoren pėr tė mbytur qelizat e tilla. Mbytja ndodh pėr shkak tė fiksimit tė komplementit ose pėr shkak tė ngjitjes sė molekulės toksike nė antitrup.

 

 

Kthehu nė seksionin e imunologjia tė Microbiology and Immunology On-line

 

Kjo faqe ėshtė  copyright 2007   The Board of Trustees of the University of South Carolina
faqja sė fundi e ndėrruar nė  Tuesday, May 05, 2009
faqja mbahet nga 
Richard Hunt

Problemet eventuale, Ju lutemi t’i raportoni te 
rhunt@uscmed.sc.edu