|
|
![]() |
||||
|
Dr Margaret Hunt |
BAKTERIOLOGJIA | IMUNOLOGJIA | MIKOLOGJIA | PARAZITOLOGJIA | VIROLOGJIA |
|
|||||
| sPANJISHT | |||||
| E-MAIL DR BERXHOLI | |||||
| VIDEO LIGJĖRATAT | |||||
| Literatura: Murray et al., Microbiology, 5th ed., kapitulli VII | |||||
|
OBJEKTIVAT E MĖSIMIT Pamje e pėrgjithshme e ciklit tė riprodhimit tė virusėve |
FENOMENET KRYESORE NĖ RIPRODHIM
1. ADSORBIMI 2. HYRJA NĖ QELIZĖ Viruset me mbulesė (A) Hyrja nėpėrmjet fuzionit me membranėn e plazmės. Disa virusė me mbulesė fuzionohen drejtpėrdrejtė me membranėn plazmatike. Nė kėtė mėnyrė komponentėt e brendshėm tė virionit ēlirohen menjėherė nė citoplazmėn e qelizės (figura 1). (B) Hyrja nėpėrmjet endozomės nė sipėrfaqe tė qelizės (figura 2). Disa virusė me mbulesė kėrkojnė njė pH acidik qė tė ndodhė fuzioni dhe nuk janė tė aftė qė tė bashkohen direkt me membranėn plazmatike. Kėta virusė merren nėpėrmjet invaginacionit tė membranės nė endozomė. Pasi endozoma bėhet acide, aktiviteti latent lidhės i proteinės aktivizohet nga rėnia e pH dhe membrana e virionit bashkohet me endozomėn e membranės. Kjo rezulton nė ēlirimin e komponentėve tė brendshėm tė virusit nė citoplazmėn e qelizės. Virusėt pa mbulesė
3.ZHVESHJA 4. SINTEZA E ACIDIT
NUKLEIK VIRAL DHE PROTEINĖS 5. GRUMBULLIMI/MATURIMI 6. ĒLIRIMI Gjithė proteinat nė njė thėrmizė tė maturuar tė virusit janė quajtur proteina strukturale- edhe sikur ato tė mos japin kontribut pėr morofologjinė ose qėndrueshmėrinė e virionit. Proteinat jostrukturale janė ato proteina virale qė gjenden nė qelizė, por nuk janė tė sistemuara nė virion. |
||||
Figura 1.
Bashkimi i njė virusi me membranėn plazmatike pas ngjitjes tek receptori
sipėrfaqėsor i qelizės.
|
|||||
Figura 5. Metoda e pllakave virale (njollave).Hollimet serike tė virusit
janė hedhur nė
njė kulturė qelizore njėshtresore. Qelizat ngjyrosen pas njė periudhe kohe
nė tė cilėn njė virus i vetėm infekton njė qelizė, prodhon thėrmiza tė reja
virale dhe infekton qelizat pėrreth. Zonat e bardha tregojnė zonat tė
kulturės qelizore qė kanė vdekur. Secila pllakė ėshtė si rezultat i
prezencės sė njė thėrmize virale infektive orgjinale.
|
EFEKTET E VIRUSĖVE NĖ SINTEZĖN MAKROMOLEKULARE TĖ BUJTĖSIT Shumė virusė inhibojnė ARN-nė e bujtėsit ose sintezėn e proteinave (ose ēdo kombinim tė tyre). Mekanizmat nėpėrmjet tė cilėve virusi e bėn kėtė janė tė shumtė. Efekti citopatik (ECP). Prezenca e virusit shpesh shkakton rritjen e ndryshimeve morfologjike nė qelizėn e bujtėsit. Ēdo ndryshim i evidentuar nė qelizėn e bujtėsit si pasojė e infeksionit njihet si efekt citopatik. Efektet citopatike (ECP) mund tė jenė rrumbullakosja e qelizės, disorientimi, ėnjtja ose tkurrja, vdekja, largimi nga sipėrfaqja etj. Shumė virusė mund tė shkaktojnė apoptozėn (vdekjen e programuar tė qelizės). Kjo mund tė jetė njė pjesė mjaft e rėndėsishme e mbrojtjes sė qelizave tė bujtėsit kundrejt virusit-vdekja e qelizave pėrpara kompletimit tė ciklit tė riprodhimit viral mund tė kufizojė numrin e pasardhėsve dhe pėrhapjen e infeksionit. (Disa virusė e vonojnė ose e parandalojnė apoptozėn-duke i dhėnė shans vetes qė tė riprodhojė mė shumė virione.) Disa virusė prekin rregullimin e shfaqjes sė gjeneve tė qelizės sė bujtėsit, gjė e cila ka rezultat tė rėndėsishėm si nė aftėsinė e virusit pėr tu rritur si dhe nė kuptimin e efektit nė qelizėn bujtėse. Efektet citopatike tė prodhuara nga virusė tė ndryshėm varen nga virusi dhe qeliza nė tė cilėn ai rritet. Kjo mund tė pėrdoret nė laboratorėt e virologjisė klinike si metodė pėr identifikimin e izolateve tė virusit. Metoda pėr formimin e njėsive tė pllakave Efekti CP mund tė pėrdoret pėr tė pėrcaktuar sasinė e thėrmizave infekcioze nėpėrmjet formimit tė njėsive tė pllakave virale (figura 5). Qelizat rriten nė njė sipėrfaqe tė sheshtė deri sa tė formojnė njė shtresė njėqelizore qė mbulon gjithė fundin e pllakės plastike apo tė qelqit. Mandej ato infektohen me virus. Terreni i rritjes zėvėndėsohet me njė terren gjysmė tė ngurtė, kėshtu qė ēdo thėrmizė virale e prodhuar si rezultat i infeksionit nuk mund tė lėvizė nga vendi i tij i formimit. Nė rastin kur thėrmiza virale infekton qelizėn, ajo replikohet dhe mandej vret qelizėn duke formuar njė pllakė virale. Qelizat pėrreth infektohen nga virusėt e rinj tė replikuar dhe ato gjithashtu vdesin. Ky proces mund tė pėrsėritet disa herė. Qelizat mandej ngjyrosen me njė ngjyrė, e cila vizualizon vetėm qelizat e gjalla. Qelizat e vdekura nuk ngjyrosen dhe duken si njolla tė bardha tė pangjyrosura nė ambientin me ngjyrė. Megjithkėtė, virusėt, tė cilėt nuk vrasin qelizėn mund tė mos formojnė pllaka virale. Metodat pėr virusėt Disa metoda (si p.sh. mikroskopia elektronike) ndihmojnė pėr tė numėruar virionet por nuk na ndihmojnė pėr tė marrė informacion pėr infektivitetin e tyre. Metodat e tjera (si p.sh. hemaglutinimi) janė mė pak tė ndjeshme pėr tė matur sasinė e pranishme tė virusit, por edhe ato nuk japin informacion pėr infektivitetin. Metoda tė tjera si ajo e formimit tė pllakave virale masin numrin e thėrmizave infektive tė virusit.
|
||||
|
VIDEO Rinovirusi Efekti citopatik Qeliza Hela Rinovirusi - Efekti citopatik -Qelizat MRC5 Universiteti Leicester
|
|||||
|
BURIME NĖ INTERNET
|
Kjo faqe
ėshtė copyright 2008 The Board of Trustees of the University of
South Carolina |
||||