Dr Richard Hunt

BAKTERIOLOGJIA IMUNOLOGJIA MIKOLOGJIA PARAZITOLOGJIA VIROLOGJIA

ANGLISHT

 

VIRUSI I IMUNODEFICIENCĖS HUMANE

Apendiks  3

KEMIOTERAPIA ANTI-VIH
 

Pėrktheu: Profesor Kristaq BĖRXHOLI
Virolog - Fakulteti i Mjekėsisė Veterinare
Departamenti Lėndėve Paraklinike
Tiranė ALBANIA

 

SPANJISHT
E-MAIL DR BERXHOLI
VIDEO LIGJĖRATAT
  
 
LIDHJE ME SEKSIONET E TJERA TĖ VIH DHE SIDA JANĖ  NĖ FUND TĖ KĖSAJ FAQEJE
 
 
 
 
 

Shif gjithashtu Kapitullin 9 tė kemioterapisė

BURIMI WEB

Medikamentet anti-retrovirale tė pėrdorur nė trajtimin e infeksionit tė VIH

Terapia e aprovuar pėr trajtimin e komplikacioneve tė VIH/SIDA

Medikamentet  anti-retrovirale pėr trajtimin  pediatrik tė infeksionit tė VIH

Kėrkimet  pėr medikamentet e reja(INDs) nė  trajtimin e VIH/SIDA  (INDs) lejohen tė vazhdojnė

Udhėzimi aktual pėr trajtimin e VIH


 

Kemioterapia anti-VIH ka bėrė pėrparime tė mėdha nė 20 vjetėt e shkuar qė nga futja nė fillim, nė vitin 1987, tė monoterapisė me azidothymidinė (AZT) (e cila ka efekt tė dobėt nė zgjatjen e jetės) kundrejt kokteilit me medikamente tė trefishtė qė pėrmban terapinė me aktivitet tė lartė anti-retroviral (TALAR-HAART) nė pėrdorim edhe sot. Megjithėse TALAR-HAART ka rezultuar nė njė zgjatje tė madhe tė jetės dhe ndrydhjes sė shėnjave nė pacientėt e infektuar me VIH, nuk ėshtė pa efekte anėsore madhore. Kėto medikamente futen nė pjesė tė tilla tė trupit (si p.sh. nė tru) nė sasi tė pakėt, janė toksikė dhe dhe janė selektivė pėr mutantėt rezistentė. Mutantė tė ndryshėm rezistentė mund tė shfaqen nė pjesė tė ndryshme tė trupit. Kėto medikamente janė target pėr replikimin e VIH dhe kėshtu qė nuk kanė efekt nė komplekset pre-integruese ose nė provirusėt e integruar nė limfocitet T tė infektuara nė mėnyrė latente. Si rezultat, megjithėse kemioterapia anti-retrovirale e ka bėrė infeksionin e VIH njė sėmundje tė trajtueshme, ajo nuk tė shpie nė njė kurim dhe nė njė lehtėsim tė ri nė trajtimin e VIH pėr tė cilėn kemi aq shumė nevojė.


VĖNDET E MUNDSHME PĖR NDĖRHYRJEN NĖ CIKLIN JETĖSOR TĖ VIH

Kur pėrpiqemi qė tė prodhojmė agjentė kemioterapikė pėr tė ērrėnjosur infeksionet viralė, ėshtė e rėndėsishme qė tė ndėrpritet cikli jetėsor i virusit, pa vrarė qelizėn bujtėse. Kjo ėshtė e vėshtirė sepse virusėt pėrdorin proceset metabolike tė qelizės bujtėse pėr shumė reaksione sintetike tė tyre. Pėr tė arritur specifitetin, proceset qė janė tė vetme tek virusi duhet tė identifikohen, ose nė rast se agjenti ėshtė toksik kundrejt qelizės bujtėse, ėshtė e rėndėsishme qė tė vriten vetėm qelizat e infektuara me virus. Ndėrkohė virusi VIH pėrdor shumė procese qelizore, ka funksione vitale qė janė tė vetmet pėr virusin dhe kėto shfrytėzohen. Disa stade tė ciklit tė replikimit tė VIH janė targete tė mundshme pėr kemioterapinė:

  • Lidhja tek receptorėt sipėrfaqėsorė
     

  • Fuzioni i membranės sė virusit me membranėn qelizore
     

  • Zhveshja e nukleokapsidit
     

  • Reverse transkriptmi i ARN pėr ADN
     

  • Integrimi ADN sė provirusit nė genomėn e bujtėsit
     

  • Replikimi (ADN polymeraza e bujtėsit)
     

  • Transkriptimi (ARN polymeraza II e bujtėsit)
     

  • Gėrshetimi i ARN nė bėrthamėn qelizore tė bujtėsit (faktorė tė bujtėsit dhe viralė)
     

  • Translatimi i proteinave virale
     

  • Proteolyzisi i polyproteinave virale (Proteaza e bujtėsit nė pėrpunimin e gp160 nė aparatin e Golxhit, proteaza virale pėrpunon GAG,POL)
     

  • Glykozilimi i gp160
     

  • Fosforilimi i proteinave virale
     

  • Acylatimi yndyror i GAG
     

  • Sistemimi i virusit nė membranėn qelizore tė bujtėsit
     

  • Budingu
     

  • Pjekja e particelave virale pas budingut


    Stadet nė iltalik janė targete tė mundshme pasi ata janė specifik pėr virusin.
     

 

 

hivstage.gif (28491 bytes) Vėndet e mundshme pėr ndėrhyrje me kemioterapi nė ciklin jetėsor tė VIH Deri nė vitet e fundit, disa medikamente kanė treguar njė aktivitet tė fuqishėm kundėr VIH nė pėrqėndrimin jo toksik duke dhėnė garanci pėr zhvillim tė mėtejshėm. Agjentėt efektivė duhet tė tregojnė aktivitet kundrejt virusit nė qelizat T4, makrofagėt, qelizat neuronale, qelizat epiteliale etj, duke eliminuar kėshtu virusin nga pacienti.

Shumė agjentė janė virusostatik (bllokues tė virusit) se sa virusocidalė (vrasės tė virusit). Kjo ėshtė ndoshta e gjitha ajo qė ne presim, por ka disa shpresa qė kemioterapia do tė na shpjerė tek njė eliminim (ērrėnjosje) tė VIH nga trupi tė sė paku i disa individėve. Mėgjithkėtė, ka disa dyshime tė rėndėsishme qė ērrėnjosja mund tė arrihet pėr shkak tė njė pastrimi tė ngadaltė tė qelizave T tė memorjes tė infektuara me VIH.

Aktualisht , kemioterapia qė ėshtė mė e mundshme pėr tė ērrėnjosur virusin ėshtė Terapia antiretrovirale me aktivitet tė lartė ( TALAR-HAART) ose trajtimi me medikametė tė trefishtė (shif mė poshtė).


 

BURIMI WEB

Klasat e medikamenteve anti-HIV
NSAID

 
 

INHIBITORĖT E TRANSKRIPTIMIT TĖ GENOMĖS VIRALE

Genoma njė zinxhirorėshe e ARN sė VIH nė fillim transkriptohet te njė ADN dyzinxhirore nėpėrmjet revers transkriptazės, enzimė specifike retrovirale. Meqėnėse revers transkriptimi nuk ėshtė njė funksion normal i qelizave eukariotike, ka tė ngjarė tė jetė njė target i rėndėsishėm pėr kemioterapinė anti-VIH dhe pėr kėtė njė kombinim i tillė ėshtė medikamenti i parė anti VIH, azidothymidina (AZT).


Inhibitorėt nukleozidė tė revers transkriptazės

Kėta janė inhibitorė kompetitivė tė revers transkriptazės pasi ata lidhen tek vendi i enzimave aktive. Ata janė terminatorė tė zinxhirit tė ADN, qė njifen nga revers transkriptaza si nukelotide dhe pėrfshihen brėnda ADN; megjithkėtė, zakonisht ata janė tė mangėt, pėr tė plotėsuar rrethin deoksirybozė ose njė grup hydroksil nė karbonin 3 tė sheqerit dhe pėr kėtė arsye struktura e tyre pengon shtimin e mėtejshėm tė nukleotideve tek polynukleotidet e afėrta pasi nuk mund tė formohet lidhja fosfodiester. Inhibitori i parė zėvėndėsues i revers transkriptazės ishte AZT. Komponimet nė kėtė kategori mundet edhe tė pėrdoren pėr tė sintetizuar nė qelizė ADN duke lejuar pėrfundimin e zinxhirit. Kjo nuk ėshtė problem pėr qelizat qė nuk janė nė ndarje, por ėshtė problem nė replikimin e qelizave erytroide, spermatozoat, qelizat e sistemit imun dhe tė zorrėve. Janė arritur disa specifitete pėr shkak se AZT ka thuajse njė afinitet tepėr tė lartė pėr revers transkriptazėn qė duhet pėr polymerazėn e ADN sė qelizės sė bujtėsit, porse ajo gjithashtu inhibon enzimat qelizore duke shpurė nė rėndimin e efekteve anėsore.
 

 

pcr.gif (4021 bytes)

Rėnia nė numur e particelave tė VIH nė pacientėt e trajtuar me medikament tė trefishtė nė regjimin (TARAL-HAART). Pacientėt e infektuar klinikisht janė trajtuar me TARAL-HAART. Viremia nė plazmė bie nė dy faza: Brėnda 2 javėsh, ai ka rėnė deri nė 99%. Kjo pasohet nga njė rėnie e ngadaltė; nga java e tetė, titri viral i VIH bie nėn kufinjtė e evidentimit tė metodės zbuluese.

Disa inhibitorė tė revers transkriptazės tė aprovuar pėr tu pėrdorur kundėr VIH, pa asnjė efekt anėsore

Inhibitorėt nukleozidė tė aprovuar tė revers transkriptazės
Medikamenti Emri tregėtar Lidhja
AZT (3'-Azidothymidine)   Zidoudine, Retrovir  ZIDOVUDINE - AZT, ZDV (Retrovir)
DDI (2',3'-dideoxyinosine) Didanosine, Videx  DIDANOSINE - VIDEX
DDC (2',3'-didexoycytidine)  Zalcitabine, Hivid   ZALCITABINE (ddC, HIVID®)
d4T (Didehydrothymidine) Stavudine , Zerit STAVUDINE
3TC (2'-deoxy-3'-thiacytidine)  Lamivudine, Epivir  FDA ka aprovuar  Epivir  pėr pėrdorim nė pacientėt me VIH me moshė tre muaj dhe mė lartė
Abacavir succinate      Ziagen Terapi e trefishtė  me Ziagen  efektivė  deri nė  48 javė
Tenofovir disoproxil fumarate Viread

Pėr mė shumė informacion shko kėtu

            

AZTn.gif (5101 bytes) AZT

Nga  NIH-NIAID

Azidothymidine - AZT

Zidovudine, Retrovir®

AZT ėshtė vetėm inhibitor nukleozid qė i ėshtė nėnshtruar ekperimenteve kundrejt kontrollit placebo. Kur ėshtė pėrdorur  nė fillim si  medikamenti i parė anti VIH, ai u jepej pacientėve  tė cilėt kishin mė pak se <500 cells/mmqeliza CD4. Ai vononte shpėrthimin e SIDA, lidhur me infeksionet oportune, porse nė ekperimentet  nėn kontroll u pa se pėrdorimi i AZT nė pacientėt e infektuar me VIH por pa shėnja, rezultonte qė  mbijetesa nuk kishte diferencė deri nė tre vjet. 

Pėrpara rezultateve tė ekperimentit madhor tė botuar nė Prill tė 1993, monoterapia ishte konsideruar “Mediokre-por mė mirė se asgjė”. Pas prill 1993, konsensusi ishte qė “nuk ka pėrfitime tė dukshme tek personat e infektuar dhe tė shėndetshėm nė ngadalėsimin e sėmundjes ose zgjatjen e jetės” (Provat Concorde  France/UK. Lancet)

Kur virusėt  jo formues tė sinciciumeve kthehen nė sinciciume formues, ka njė ndryshim nga latenca klinike  tek njė keqėsim i shpejtė i sėmundjes. Fatkeqėsisht, AZT minimalisht ėshtė efektiv kundrejt versionit tė virusit qė formon sinciciume.

Prapė se prapė, AZT ėshtė efektiv  nė parandalimin e transmetimit perinatal tė VIH. Si rezultat i pėrdorimit tė AZT si trajtim monoterapik dhe si ndėrhyrje e ngjashme, numuri i perinatalėve qė marrin raste me SIDA nė Amerikė ėshtė ulur  nė mėnyrė tė theksuar. Rreziku i transmetimit tė infeksionit tė VIH nga nėna tek infantėt luhatet nga 25% – 35% nė individėt e patrajtuar. Trajtimi mė AZT i nėnave bėn qė te infantėt e tyre tė ulet rreziku i transmetimit nga 26% nė 8% dhe AZT/3TC dhe terapia e trefishtė redukton rrezikun edhe mė tej. Nevirapina ėshtė tashmė medikamenti i zgjedhur pėr trajtimin peri-natal (shif mė poshtė).

 

Meqėnėse  AZT gjithashtu interferon me sintezėn e ADN sė qelizės sė bujtėsit, ai shkakton efekte anėsore tė rėnda midis tė cilėve janė:

  • Anemia (pėr shkak tė inhibimit tė sintezės sė ADN nė qelizat prekrusore erytroide)

  • Neutropenia (pėr shkak tė inhibimit tė sintezės sė  ADN nė gjenerimin e neutrofileve)

  • Myopati (dhėmbje muskujsh)

AZT mundet tė interferojė  me medikamente tė tjera dhe nuk duhet tė merret me d4T (stavudine, Zerit, d4T). Pėrveē kėsaj, methadone mund tė rrisė nivelin nė gjak tė AZT, duke shpurė nė efekte anėsore mė tė theksuara. 

Rezistenca  kundrejt  AZT ndodh shpejt kur medikamenti pėrdoret nė monoterapi.


 

ddin.gif (4805 bytes) Nga  NIH-NIAID

Dideoxyinosine - DDI

Didanosine, Videx®

DDI ėshtė njė inhibitor potent i revers transkriptazės por nuk ėshtė superior kundrejt AZT. Ai ėshtė aprovuar pėr personat nė AZT pėr mbi  4 muaj ose ata qė nuk  tolerojnė dot AZT. 

Pasi nuk ėshtė specifik kundrejt revers transkriptazės, ky medikament mundet qė gjithashtu tė interferojė edhe me replikimin e ADN sė qelizės sė bujtėsit. Midis efekteve tė tij anėsore theksojmė:
 

  •  Neuropatia periferike. Kjo ndodh nė rreth njė tė pestėn e pacientėve dhe zakonisht ėshtė  e pėrkohshme nė rast se pėrdoret me ndėrprerje. Nė rast se pacienti vazhdon medikamentin kjo mund tė bėhet  permanente. 

  •  Pankreatit. Kjo mund tė jetė fatale  deri nė 7% tė pacientėve

  • Acidoza laktike

     

 

Stavudine

D4T, Zerit®

Stavudina ėshtė njė tjetėr inhibitor i revers transkriptazės. Edhe kjo ka efekte anėsore qė pėrfshijnė:

Ai pėrdoret nė terapinė e kombinuar, sidomos nė formėn e pėrparuar tė sėmundjes sė VIH.

 

ddcn.gif (4749 bytes) Nga  NIH-NIAID

Didexoycytidine - DDC

Hivid®, zalcitabine

DDC ėshtė mė potenti prej tre inhibitorėve nukleozidė orgjinalė kur pėrdoret nė kulturat qelizore tė infektuara. Ai ėshtė aprovuar pėr pėrdorim me AZT tek adultėt me <300 CD4 pėr mm3 tė cilėt kanė shėnja tė keqėsimit. Nuk ėshtė tregėtuar gjatė.

 

abacavirn.gif (5613 bytes) Nga  NIH-NIAID

Abacavir

Ziagen®

Abacavir sulfati (njė nukleozidė syntetik  carbocyclic) ėshtė mė pak toksik se medikamentet e mėsipėrm dhe me efekte anėsore si vjellje dhe dhėmbje koke mė pak tė theksuara.

Tenofovir

Viread®, bis-POC PMPA

Efektete anėsore mė kryesore tė tenofovir janė gjithashtu vjellja dhe dhėmbja e kokės

 

Pėrse inhibitorėt e revers transkriptazės nuk veprojnė plotėsisht?

Asnjė prej nukleozidėve analogė inhibitorė tė revers transkriptazės aktualisht nuk pėrdoren si medikament  monoterapeutik. Ata kombinohen me medikamente tė tjera si pjesė e TALAR-HAART. Fillimisht ata mund tė reduktojnė ngarkesėn virale 50-90%, por nuk kanė aftėsi nė mbajtjen e nivelit tė pėrshtatshėm tė medikamentit pėr njė periudhė tė gjatė kohe. Mė vonė pas 6 muajsh deri nė njė vit  zhvillohet rezistenca dhe qė ndodh shumė shpejt tek pacientėt qė janė tė infektuar pėr njė kohė tė gjatė. Kjo ndodh pėr shkak se ata kanė njė reduktim tė madh  tė shumė formave tė ndryshme tė virusit. Rezistenca rezulton  nga format e mutacionit  nė reveres transkriptazėn e cila rritet shumė shpejt  pėr shkak tė nivelit tė lartė tė proliferimit tė virusit  dhe  mungesės sė aktivitetit tė prof reading nė polymerazėn II tė bujtėsit. Kjo ėshtė njė pjesė e presionit tė madh pėr variantet rezistentė.

 


INHIBTORĖT JO-NuKleoZidĖ  

Inhibitorėt jo nukleozidė tė revers transkriptazės janė inhibitorė jo kompetitivė tė enzimės, kjo ėshtė se ata lidhen  gjetkė nga vendi aktiv i enzimės.

Pėr shkak tė problemeve  me AZT dhe tė tjerė analogė  nukleozidė nė trajtimin e VIH, intersi rritet nė tjetėr pėrngjasim pėr tė inhibuar tė njėjtėn enzimė, revers transkriptazėn. Medikamentet alternative mund tė pėrdoren plotėsisht nė terapinė e kombinuar pasi ka njė limit nė numurin  e mutacioneve qė revers transkriptaza mundet tė mbartė  pa humbur funksionin. Sigurisht ėshtė e qartė qė mutacionet rezistentė kundrejt inhibitorit jo nukleozid jo kompetitiv tė revers transkriptazės do tė jenė nė vėnde tė ndryshme  nė enzimė nga mutacioni qė ka bėrė enzimėn rezistente kundrejt nukleozidit analog kompetitiv. Kėshtu,  megjithėse shtamet rezistentė tė virusit janė kros rezistentė kundrejt inhibitorėve tė tjerė jo nukleozidė tė revers transkriptazės, ata nuk janė tek inhibitorėt analogė nukleozidė.

Meqėnėse kėta medikamente target tė revers transkriptazės, shfaqin shumė shpejt mutantė rezsitentė, edhe pas disa pasazheve nė kulturat qelizore. Nė klinikė mutantėt rezistentė gjithashtu shfaqen shpejt. Ėshtė kjo arsyeja qė ata pėrdoren pak nė monoterapi. 

Kėta janė inhibitorėt  e revers transkriptazės mė potentė dhe selektivė qė ne kemi, tė  cilėt veprojnė nė koncentrime  me nanomolar. Ndryshe nga analogėt nukleozidė, ata kanė toksicitet minimal nė testet nė kulturat qelizore (aktiviteti antiviral ndodh nė koncentrime tė ulta nga 10.000 deri nė 100.000 herė se koncentrimi toksik) dhe ata kanė treguar se punojnė sinergjikisht me nukleozidet analogė tė tillė si AZT. Ka disa toksicitete kur ata pėrdoren nė njerėz.

Kėta medikamente veprojnė kundėr nukleozideve analogė rezistentė  tė VIH. Kėshtu ata kanė indeks tė lartė terapeutik dhe gjithashtu tregojnė aftėsi tė mira biologjike  kėshtu qė  koncentrimi anti-viral ėshtė plotėsisht i mundur tė arrihet.  

Aktualisht ka njė sasi tė agjentėve tė tillė qė dallohen kimikisht. Tre medikamente tė kėtij tipi  tė aprovuar nė SHBA janė nevirapina, delaviridina dhe efavirenz.

 

 
nevirn.gif (5501 bytes) Nga  NIH-NIAID

Nevirapina

NVP, Viramune®, BIRG-587

Nė monterapinė, nevirapina shkakton  rėnie tė VIH por rezistenta qėndron dhe titri i virusit rritet pėrsėri nė nivel tė lartė.  Koncentrimet e larta  qė arrihen nė gjak mund tė jetė si pasojė e  disa pėrdorimeve. Suspensioni pediatrik i nevaripinės (Viramune) ėshtė aprovuar nga US Food dhe Drug Administration pėr trajtimin e infantėve dhe fėmijvė tė infektuar me VIH.  

Njė efekt anėsor i nevaripinės ėshtė skuqja e lėkurės. Kjo ndodh afėrsisht nė njė tė katėrtėn e pacientėve. Mė serioze dhe mė  shumė e rrallė ėshtė skuqja e lėkurės e lidhur me  Syndromin Stevens-Johnson i cili mund tė shkaktojė vdekjen. Ky medikament mund tė shkaktojė dėmtime nė mėlēi qė nė disa raste mund tė jenė fatale.

Nevirapina ėshtė e aprovuar pėr terapinė e kombinuar nė adultėt. 

Kemioterapia dhe infeksioni pediatrik i VIH nė vėndet nė zhvillim

Reaksionet e kundėrta tė nevirapinės

 

BURIMI WEB
NEVIRAPINA

Niveli i transmetimit tė infeksionit nga nėna tek infanti mė pak se 2 pėrqind
Nė fazėn e III tė provės perinatale

 

Derivatet Pyridinone

L-697,661

Eksperimentet nė kombinimin me AZT treguan njė vonesė nė shfaqjen e virusit rezistent me kėto medikamente porse rezistenta NUK parandalohet. Rezultatet zhgėnjyese nėnkuptojnė qė kėta medikamente nuk duhet tė zhvillohen mė tej.

 

rescripn.gif (6121 bytes) Nga  NIH-NIAID

Delavirdine

Rescriptor®, Bis (heteroaryl) pėrzierės piperazine , DLV

Trajtimi me Delavirdine tė shpie nė rritje tė konsiderueshme tė qelizave CD4+ nė terapinė e kombinuar (me AZT dhe 3TC). Kjo ka patur njė rezultat premtues  nė pacientėt me nivel shumė tė ulėt tė qelizave CD4+ qė kanė patur mė parė trajtim me AZT. Kombinimi me AZT dhe 3TC, DLV mund tė vonojė shfaqjen e rezistencės. Medikamenti thithet shpejt. Medikamenti pėrdoret i kombinuar  me analogėt nukleozidė tė tillė si AZT dhe inhibitorėt  e proteazės tė diskutuar mė poshtė. 

Njollat e lėkurės nė rreth njė tė katėrtėn ėshtė efekti anėsor kryesor.

Atervidina ėshtė njė medikament i ngjashėm por nuk ėshtė mė tej nė zhvillim.

 

BURIMI WEB

Reskriptori me Indinavir nė doza tė ulta shkakton uljen e ngarkesės virale

sustn.gif (5335 bytes) Nga  NIH-NIAID

Efavirenz

DMP266, Sustiva®, Stocrin®

Njė nga  trajtimet mė tė rėndėsishme tė diskutuar nė konferencėn e 12 botėrore tė SIDA ishte raporti i njė faze III tė re  ku tė dhėnat tregojnė qė Efavirenz (emri i markės Sustiva), i pėrdorur nė kombinim me trajtimin tjetėr, mund tė bllokojė ngarkesėn virale sė paku si edhe inhibitori i proteazės Indinavir nė kombinim ekuivalent  me inhibitorėt nukleozidė  tė revers transkriptazės. Rezultati qė meriton vėmėndje ishte krahasimi i reduktimit tė ngarkesės virale  me Efavirenz plus AZT plus 3TC, krahasuar me  grupin e kontrollit  tė trajtuar mė Indinavir plus AZT plus 3TC. Kombinimi me Efavirenz bllokon ngarkesėn virale deri nėn 400 kopie  nė njė raport sinjifikativ tė lartė  tė vullnetarėve se grupi i kontrollit nė tė gjithė momentet  nė periudhėn  midis javės sė 2 dhe tė 24.  

Efektet anėsore pėrfshjnė  njollat e lėkurės, vjelljen, diarenė, dhėmbjen e kokės dhe pagjumėsinė. Njė numur i vogėl i pacientėve zhvillojnė probleme serioze psikiatrike.  Ky medikament mund tė shkaktojė probleme madhore nė gratė me barrė pasi ai ėshtė   treguar teratogjenik nė minjtė. Ai nuk duhet tė merret gjatė barrės dhe sidomos nė tremujorin e parė.

 

Inhibitorėt Jo-Nukleozidė tė aprovuar
Medikamenti-Emri gjinor Emri tregėtar
Delavirdine, DLV Reskriptor
Efavirenz Sustiva
Nevirapine, BI-RG-587 Viramune

Pėr mė shumė informacion shko kėtu

 

 
  TERAPIA E KOMBINUAR DUKE PĖRDORUR ANALOGĖT NUKLEOZIDĖ  

Qė nga futja e AZT dhe e analogėve tė ngjashėm,  po eksplorohet njė rrugė e re e kemioterapisė  anti-VIH, pasi kėto medikamente dukshėm nuk janė agjentė tė fuqishėm  anti-VIH. Kjo vjen pėr shkak tė efekteve anėsore tė tyre  dhe  mė me  rėndėsi pėr shkak tė:

  • paaftėsisė sė tyre pėr tė reduktuar ngarkesėn virale  pėr njė periduhė tė gjatė

  • paaftėsisė sė tyre pėr tė zgjatur jetėn

  • nivelit tė lartė tė zhvillimit tė mutantėve rezistentė nė pacientin e infektuar 

AZT nuk ka impakt nė mbijetesėn. Kombinimet e inhibitorėve nukleozidė janė mė efektivė  nė atė qė ata reduktojnė ARN  e VIH nga plazma pėr rreth 10 % tė vlerės fillestare dhe e mbajnė kėtė pėr rreth 2 vjet. Kjo mund tė ngadalėsojė zhvillimin e sėmundjes por nuk e parandalon atė.

Niveli i mutacionit

Si gjithmonė, mbetet  problem  mutacioni i virusėve me ARN, fenomen qė rezulton nė njė zhvillim tė shpejtė tė rezistencės medikamentoze tė specieve tė tilla virale. Nė njė person tė infektuar me VIH, rreth 10.3 x 109 virione prodhohen ēdo ditė. Kėta kanė njė gjysėm jete  prej 5.7 orėsh dhe njė nivel mutacioni tė fiksuar  prej  3 x 10-5 pėr baze per cikėl replikimi nė genomėn e VIH prej   104 ēifte bazash. Kjo do tė thotė qė sė paku  mund tė ndodhė njė mutacion  nė sejcilėn nukleotidė tė VIH nė njė ditė.

Pas njė viti nga serokonversioni, sejcili individ i infektuar vendos nivelin e vetė  tė tij apo atij tė qėndrueshėm  nė plazmė tė ARN sė VIH (102 to 107 kopie pėr  per ml gjak). Ky nivel nė njė shkallė tė madhe pėrcakton nivelin  nė tė cilėn kanė  humbur  qelizat Tc. Duket se ky nivel  i ngarkesės virale komandon  nivelin e shkatėrrimit imunitar dhe mund tė parathotė  kursin e sėmundjes. Reduktimi i ngarkesės virale nė spermė flet pėr shumė pėfitime klinike  tė ēdo medikamenti. Nė rast se ngarkesa virale ėshtė reduktuar  nė nivel tė parėndėsishėm, ne kemi njė medikament mjaft tė rėndėsishėm. Nė rast se nivelet e parėndėsishme  arrihen nga bllokimi i replikimit , evolucioni i mutantėve rezistentė  mund tė mos jetė problem  pasi mutacioni kėrkon replikim.

 

 

INHIBIOTĖRT E PROTEAZĖS

Me zbulimin e inhibitorėve  tė proteazės, ka patur  njė optimizėm qė VIH mund tė bėhet njė sėmundje e kontrollueshme pasi tashmė ne kemi shpresėn pėr njė regjim medikamentoz qė mund tė bllokojė pa kufi pėrparimin e sėmundjes. Nė rast se kjo duket  tė jetė kėshtu, ngarkesa virale  ėshtė ēelsi pėr pėrparimin nga infeksioni deri tek manifestimet klinike tė sėmundjes, terapia kombinuese mund ta bėjė  infeksionin e VIH tė menaxhueshėm.

Janė zhvilluar shumė inhibitorė tė llojit aspartyl tė proteazės por aktualisht vetėm disa prej tyre janė aprovuar. Ata janė substrate analoge  qė imitojnė  njė peptide qė mund tė lidhet tek vendi aktiv  i proteazės virale. I fundit ėshtė njė aspartyl proteazė dimerik (ka njė aspartates katalitik nė vendin aktiv tė tij). Kur pėrdoret individualisht, inhibitorėt e proteazės mund tė shkaktojnė rėnien e ngarkesės virale nga midis njė tė tridhjetės deri njė tė 100 e vlerės fillestare, por dozat nėn-optimale  tė kėtyre inhibitorėve kur pėrdoren vetėm  mund tė rezultojnė, pas disa javėsh ose muajsh, nė humbjen e supresionit dhe grumbullimin  e mutacioneve tė shumtė nė genin e proteazės duke shkaktuar  njė nivel tė lartė rezistence  medikamentoze. Megjithkėtė, pacientėt me ndrydhje (supression) tė qėndrueshėm nuk zhvillojnė  mutacione rezistente. Kjo vjen pėr shkak sepse duhet qė tė ruhet replikimi pėr zhvillimin e mutantėve tė tillė, nėn presionin zgjedhės tė medikamentit.


 

 
saqn.gif (7110 bytes) Nga  NIH-NIAID

Saquinavir

SQ, Invirase® (ka edhe njė version tė quajur Fortovase®) – Prodhuar nga  Hoffman-La Roche

Ky ėshtė njė analog  i njė gjėndjeje kalimtare tė hydroxyethylaminės  sė vendit tė ēarjes sė protezaės  sė VIH. Ai ėshtė pak biologjikisht i pėrshtatshme i inhibitorėve prezent  tė proteazės dhe ėshtė mė pak efektiv. Ai pėrdoret nė terapinė e kombinuar (TALAR-HAART). Nė  provat klinike, SQ + AZT + ddC redukton vireminė  me njė ngritje tė qelizave T4 nė individėt me  numur T4 qelizash  prej 50 - 300/mm3. SQ plus ddC tregon  njė efektivitet tė dukshėm, kundrejt ēdo medikamenti tė vetėm, tek individėt tė cilėt mė parė janė trajtuar me AZT.  

Ka disa efekte anėsore nė njė numur tė vogėl tė pacientėve. Kėto janė tė lehta: vjellje, diare, ērregullimet nė stomak, dhe djegėsirė nė zėmėr.


 

ritonn.gif (6469 bytes) Nga  NIH-NIAID

Ritonavir

Norvir® - Prodhuar nga Abbot Labs.

Vetėm Ritonavir redukton fenomenin e pėrcaktimit tė SIDA dhe vdekjen nga 58% krahasuar me placebo (kontrollin).

Ky medikament tashmė pėrdoret rrallė vetėm pėr shkak tė efekteve anėsore  qė e bėjnė atė tė vėshtirė pėr tu toleruar, porse ai pėrdoret shpesh pėr tė rritur nivelin nė gjaku tė inhibitorėve tė tjerė tė proteazės. Kjo dozė duhet tė jetė shumė mė e  ulėt se ajo qė pėrdoret nė monoterapi ose si njė inhibitor i vetėm i proteazės nė TARAL-HAART dhe kėshtu shkakton  disa efekte anėsore. Ritonavir shkakton vjelljen nė 25% tė pacientėve. Ai gjithashtu shkakton  diarre, humbjen e ndjenjės orale tė prekjes, temperaturės etj dhe probleme nė  testimin e ushqimit.
indinn.gif (6271 bytes)   Nga  NIH-NIAID

Indinavir

Crixivan® - Prodhuar nga Merk

Indinaviri ėshtė komponent frekuent i TALAR-HAART. Ai dhe plus medikamentet anti-revers transkriptazė (AZT dhe 3TC) redukton VIH nė njė nivel tė tillė sa qė nuk  evidenton virus nė  85% tė pacientėve. Fillimisht niveli nė pacientėt e testuar ishte  20,000 deri nė  11,000,000 kopje tė ARN cu mm tė gjakut (Pragu  pėr zbulimin e virusit nėpėrmjet PCR aktualisht ėshtė  20 kopje pėr  ml nė zonėn pėrkatėse).  Kjo ndrydhje zgjat disa vjet nė mė shumė se 90% tė pacientėve.  

Indinaviri nuk duhet tė pėrdoret nė pacientėt e pediatrisė ose gratė barse. Efektet anėsore pėrfshijnė gurė  nė veshka dhe anemi.

BURIMI WEB

INDINAVIR (Crixivan®)

Crixivan nė Terapinė e trefishtė qė mban VIH poshtė evidentimit nė shumicėn e pacientėve pas tre vjetėsh

Anti-HIV Combo e Ziagen+Combivir Ekuivalent tek Crixivan+Combivir  nė  24 javė


 

TERAPIA  ME AKTIVITET TĖ LARTĖ ANTI-RETROVIRALE (TALAR-HAART)

TALAR-HAART pėrbėn njė terapi prej tre medikamente. Zakonisht, dy inhibitorė nukleozidė tė revers transkriptazės janė kombinuar me njė inhibitor jo nukleozid  i revers transkriptazės ose me njė inhibitor  protease. Pėr shembull, njė kokteil i tillė i TALAR-HAART pėrbėhet prej zidovudinės (AZT), lamivudinės (3TC), tė dy inhibitorė  analogė tė revers transkriptazės dhe indinaviri, njė inhibitor protease. Tjetėr kombinim tre palėsh pėrbėhet  prej dy inhibitorėve analogė tė revers transkriptazės (tenofovir, (R)-9-(Fosonylmethoxypropyl)adeninė) dhe emitricitabina (2`,3`-Dideoxy-5-fluoro-3`-thiacytidine) plus inhibitorė jo nukleozidė tė revers transkriptazės, Efavirenz (Sustiva).

Niveli i VIH nė gjakun e pacientėve tė trajtuar me TALAR-HAART bie poshtė  dhe pėr njė kohė tė gjatė nuk ka progress, ata  mbeten klinikisht stabėl dhe nuk shfaqin humbje  tė qelizave T4 pėrmbi dekada. Shpresohet qė trajtimi me TALAR-HAART tė krijojė mundėsinė e ēlirimit tė pacientit  prej virusit   si dhe vdekjen e qelizave tė infektuara. (kjo do tė ndodhė  nė mungesė tė njė reinfeksioni si pasojė e ēlirimit tė particelave virale  e cila do tė jetė nė rastin nė qoftėse qelizat mbartin vetėm formėn provirale tė VIH). Tashmė njifet qė qelizat CD4+ tė infektuara  nė mėnyrė latente dhe persistente mbeten pėr njė kohė tė gjatė nė trup. Kėto qeliza pėrmbajnė formėn provirale tė virusit por mund tė rifillojnė sintezėn e particelave virale kur riaktivizohen nė kontakt me antigjenin.
 

Mund tė jetė TALAR-HAART njė mjekim pėr infeksionin e VIH?

Mė parė ishte praktikė qė shtohej nga njė medikament nė trajtimin e pacientit kur ai pėrkeqėsohej. Megjithatė  kjo do tė rezultonte nė seleksionimin e virusėve rezistentė dhe ndalimin e terapisė pėrfituese. Nė rast se kėrkohet  ērrėnjosje, ėshtė e domosdoshme qė qė nė fillim tė ketė njė trajtim agresiv. 

Megjithėse pėrdorimi i regjimit tė medikamenteve tė TALAR- HAART mund tė shpjerė nė nivelet tė paevidentueshme  tė VIH nė gjak, mundet qė VIH tė jetė ende nė sekrecionet gjenitale. Kėshtu qė kėta persona janė ende infektivė. Sė fundi,  kjo shfaqet tek pacientėt tė cilėt duket qartė se janė infektuar nga persona  ku virusi  ishte rezistentė kundrejt inhibitorėve tė proteazės. Kjo do tė thotė qė pacientėt nė regjimin e TALAR-HAART janė pėrsėri  ata tė cilėt kryejnė seks me partnerin tė pa mbrojtur.

 

Vazhdim i impaktit tė TALAR-HAART nė mortalitetin nga SIDA
nė disa vėnde tė Europės perėndimore: 1998–2002. Burimi: Surveillanca e VIH/SIDA nė Europe (2002). Raport i fundit tė vitit . Tė dhėnat tė grumbulluara nga Qendra Europiane e Monitorimit Epidemiologjik tė SIDA.
 
Nė kohėn e tashme kėta medikamentė duhet tė merren tre herė nė ditė, ēdo ditė pėr gjithė jetėn, po tė mos provohet qė virusi  ėshtė eliminuar nga organizmi. Kur merren tė ndarė ata duhet tė merren nėn disa kushte tė ndryshme (me stomak bosh ose pas ushqimit), marveshje qė pėrbėn problem pėr disa pacientė. Kombinimi i tė tre medikamenteve nė njė pilulė (tabletė) tė vetme  bėn tė mundur qė rregjimi i TALAR-HAART tė zbatohet me vetėm njė tabletė nė ditė. Kjo pėrmban  dy  inhibitorė nukleozidė tė revers transkriptazės, Tenofovir dhe Emtrictabine (−)-β-L-3′-thia-2′,3′-dideoxy-5-fluorocytidinė) dhe  njė inhibitor jo-nukleozid Efavirenz. Ajo nuk pėrmban AZT.  

Sot inhibitorėt e proteazės kushtojnė rreth 7000 dollarė nė vit. Kostoja e regjimit  me zidovudinės/lamivudinės/inhibitorit tė proteazės kushton 12.000 dollarė nė vit. Megjithkėtė, kostoja e TALAR-HAART ėshtė mė efektive kur krahasohet  me koston e trajtimit tė pacientit tė sėmurė me SIDA. Kėto medikamente  nuk janė njėsoj nė tė gjithė botėn pėrsa i pėrket kostos. Nė vitin 2001, njė kompani farmaceutike Cipla nė Indi, e ofron trajtimin  me TALAR-HAART pėr 350 dollarė amerikanė pėr person nė vit.

Udhėzues pėr trajtimin me TALAR-HAART tė pacientėve tė patrajtuar

Sa kushtoon trajtimi i VIH dhe sa gjatė mbijeton njė pacient i tratuar me TALAR-HAART?


 

 
Inhibitorėt protezaė tė aprovuar
Medikamenti Marka-emri
Saquinavir Fortonase
Saquinavir mesylate, SQV Invirase
Ritonavir, ABT-538 Norvir
lopinavir and Ritonavir Kaletra
Indinavir, IDV, MK-639 Crixivan
Nelfinavir mesylate, NFV Viracept
Amprenavir Agenerase
Fosamprenavir Calcium Lexiva
Tipranavir Aptivus
Atazanavir sulfate Reyataz
 
 

 

Efektet anėsore tė TALAR-HAART

Pamvarėsisht rezultateve spektakolare qė janė arritur nė pėrdorimin e TALAR-HAART, kėto terapi kombinuese nuk janė pa efekte anėsore. Inhibitorėt e proteazės, pėr shembull, mund tė shkaktojnė njė rishpėrndarje jo normale tė yndyrės sė trupit, tė quajtur lipodistrofi (40-60%  tė pacientėve) tė cilėt mund tė jenė  mjaft tė shpėrfytėruar. Lipodistrofia rezulton nė humbjen e yndyrės nėn lėkurore. Ka rritje tė perimetrit abdominal, zmadhimit tė  yndyrės nė zonėn dorsocervikale (“gunga e buallit”), zmadhimi i gjoksit dhe grumbullimi i  yndyrės pėrreth organeve tė ndryshme (yndyra vishēerale-brėndėshme). Disa inhibitorė tė proteazės shkaktojnė njė shkatėrrim tė erytrociteve (anemi hemolitike) dhe hemorragji.
 

Mė shumė pėr lipodystrofinė

 

   

MEDIKAMENTE TĖ TJERA ANTI-VIH  

Megjithėse terapia kombinuese TALAR-HAART ėshtė provuar se ėshtė efektive nė bllokimin e shtimit tė  virusit nė pacientėt e infektuar, tė tjera rrugė  tė trajtimit janė zbuluar qė nga momenti qė TALAR-HAART ėshtė parė se nuk ėshtė efektiv nė tė gjithė pacientėt dhe pėr shkak tė kostos sė lartė tė kėtij medikamenti  tė kombinuar. Po kėshtu ėshtė vėnė re se janė shfaqur  shumė shtame viralė rezistėntė kundrejt  TALAR-HAART. 

Medikamentet qė kanė target ngjitjen fillestare tė VIH nė sipėrfaqe tė qelizės  

Do tė jetė llogjike qė tė jenė target  receptorėt e VIH nė sipėrfaqe tė qelizės  meqėnėse ky ėshtė stadi fillestar i infeksionit dhe ėshtė gjithashtu  njė shkallė pėr tė kufizuar nivelin e infeksionit. Stadi i parė nė futjen ėshtė ngjitja ndoshta njė molekulė pėrgjegjėse  e tillė ėshtė  heparin sulfat i proteoglykanit por duhet tė theksojmė se mekanizmi  i ngjitjes fillestare mund tė varet  nė tipin e qelizės. Nė kėtė drejtim janė bėrė pak pėrparime.

 


Cyanovirin-N
Nga  NIH-NIAID

Medikamentet qė bllokojnė marrjen e virusit  

Marja e virusit pėrfshin receptorin e antigjenit CD4, dhe ko-receptorėt-receptorin e kemokinės. Bllokimi i ndėrveprimit tė gp120  me ndonjė prej kėtyre potencialisht duhet tė bllokojė infeksionin.  Agjentėt qė lidhen ose tek receptori ose tek gp120 mund tė jenė tė nevojshėm, por asnjė prej agjentėve  tė mėposhtėm nuk mund tė merren nga goja. 

CD4 e tretshme-soluble  

Njė  preparat i regjionit  tė molekulės CD4 qė lidhet tek gp120, do tė bllokojė mjaft mirė ngjitjen tek CD4 nė sipėrfaqen e qelizės. CD4 e tretshme bllokon infeksionin nė kulturat qelizore. Fatkeqėsisht, ajo ka pak efekte klinike. Kjo mund tė mos jetė njė thjeshtėsi praktike pasi proteina dėmtohet shumė shpejt. Kjo mund tė ashpėrsojė infektivitetin sapo ai  fillon me lidhjen  e VIH tek receptorėt e kemokinės.   

CD4-Ig2 (PRO542)

PRO 542 ėshtė formė tetramerike e antigjenit tė tretshėm CD4 qė gjenetikisht fuzionohet  tek njė imunoglobulinė. Kjo CD4-imunoglobulinė e fuzionuar pėrmban domenet  D1 dhe D2 tė CD4 sė njeriut dhe regjionet konstante tė zinxhirėve tė lehtė dhe tė rėndė  tė IgG2 sė njeriut. Ajo ka afinitet tė lartė pėr gp120.

CD4-PEG (Endotoksina A e Pseudomonas aeruginosa ) 

Ky medikament bashkėvepron me AZT por mund tė ketė  njė toksicitet tė lartė jo specifik. 

Antitrupat qė lidhen tek antigjeni CD4

Antitrupat qė lidhen tek antigjeni  CD4 ka  mundėsi qė tė bllokojnė ngjitjen e virusit, porse mund tė jenė imunobllokues-imunosupresivė sepse ata tė shpien  nė njė rėnie tė qelizave CD4.  

 

 

amd3100n.gif (6162 bytes) AMD3100  
Nga  NIH-NIAID

Agjentėt qė bllokojnė ndėrveprimin e gp120 me ko-receptorėt

Antagonistėt CCR5 

Pjesėmarrja e ko-receptorėve u zbulua kur disa cytokina u panė se bllokonin infeksionin. CCR5 ėshtė njė ko-receptor pėr VIH dhe fshirja e CCR5 i bėn pacientėt e infektuar me VIH rezistentė kundrejt VIH. Personat me kėtė fshirje duken normale dhe tė shėndetshėm. Kjo do tė thotė qė targeted e CCR5 mund tė bllokojnė VIH nė pacientėt pa ndonjė efekt tė rėndė nė sistemin imun. RANTES ėshtė njė kemokinė qė lidhet tek CCR5 dhe njė RANTES analog (n-nonanoyl (NNY)-RANTES) ka treguar se bllokon infeksionin e VIH pa ngacmuar ndonjė  sinjal intraqelizor tė matshėm nga receptorėt. Megjithkėtė , sado qė  ko-receptorėt anatgonistė tė CCR5 janė efektivė nė bllokimin  e replikimit tė VIH jo shkaktues tė sincicumeve, ata mbajnė njė presion zgjedhės  pėr rritjen  e shtameve virusale (X4) qė  induktojnė sinciciume tė cilėt janė rezistentė kundrejt RANTES analog dhe mund tė pėrdorin ko-receptorin CXCR4. Pėrveē kėsaj, derivatet e kemokinave janė proteina (ose sė paku peptide) dhe kėshtu nuk janė tė pėrshtatashme  tė merren nė rrugė orale dhe ndoshta mund tė kenė  njė gjysėm jete in vivo. Antitrupat monoklonalė  dhe ko-receptorėt mund tė jenė mė tė mirė  dhe punojnė mjaft  mirė pėr tė bllokuar infeksionin in vitro  megjithėse nuk janė tė pėrshtatshėm pėr tu marrė nė rrugė orale.

Janė gjetur gjithashtu molekula tė vogla  anatagonistėsh tė  ko-receptorėve. Kėto zakonisht janė molekula me ngarkesė negative tė lartė. Peptidet kationike qė rrjedhin nga sekuenca V3 e gp120 duket se punonjnė. Pėr shkak  tė ngarkesės sė tyre,  molekulat e vogla antagoniste tė ko-receptorėve kanė njė aftėsi biologjike shumė tė ulėt  nga goja por AMD3100  pėrdoret nė provat klinike nė tė cilat ajo jepet me injeksion. Duket se ajo lidhet tek CXCR4(fuzin) dhe bllokon ndėrveprimin midis CXCR4 dhe lopit V3.

 

t22n.gif (4369 bytes) T20  
Nga  NIH-NIAID

Agjentėt qė bllokojnė fuzionin nga ndėrveprimi me gp41

Fuzeon

Peptidet qė rrjedhin nga gp41 mund tė bllokojnė infeksionin, ndoshta nėpėrmjet bllokimit tė ndėrveprimit tė gp41 me proteinat e membranės gjatė fuzionit  ose nga ndalimi i ndryshimeve konformacionale qė rezulton nga bashkimi i dy molekulave tė gp41  qė  ėshtė i nevojshėm pėr fuzionin.  T-20 (Fuzeon) bllokon kėto ndryshime konformacionale. Nė provat klinike, nė plazmė  ėshtė  arritur njė nivel reduktimi  i virusit afėrsisht me dy  shkallė logaritmike. Ky medikament ėshtė miratuar  nė vitin 2003, por tė dhėnat e fundit sugjerojnė pėr aftėsi biollogjike tė ulėt  dhe shfaqjen e mutantėve rezistentė.

Ka njė boshllėk nė gp41 qė mund tė mbajė  njė molekulė tė vogėl inhibitori. Janė identifikuar peptidet qė pėrmbajnė  aminoacide-D dhe qė i pėrshtaten mirė kėtij kaviteti dhe bllokojnė fuzionin.

 

Inhibitorėt fuzionues tė aprovuar

Medikamenti

Marka-emri

Enfuvirtide, EFV, T-20

Fuzeon

 

Cyanovirin
Cyanovirin-N (CV-N) ėshtė njė proteinė  nga  cyanobacterium (blue-green algaa) Nostoc ellipsosporum dhe vepron si inhibitorė tė fuzionit tė VIH me aktivitet kundėr si VIH-1 ashtu dhe VIH-2 in vitro dhe nė kafshė.

 

 

 

Medikamentet qė bllokojnė zhveshjen e nukleokapsidit  

Procesi i zhveshjes nuk ėshtė plotėsisht i njohur por duket se nė tė merr pjesė njė proteinė qelizore e quajtur cyclofilinė A e cila duket se ėshtė e nevojshme pėr infeksionin produktiv tė VIH. Kjo proteinė qelizore aktualisht ėshtė e vendosur nė kapsidėn virale. Megjithatė, nė studimet in vitro ėshtė parė qė mutantėt mund tė zhvillohen pa kėrkuar gjatė cyclofilinėn A.


Isentress (Raltegravir)
Nga  NIH-NIAID
 


L-chicoric acid
Nga  NIH-NIAID


Dicaffeoylquinic acid
Nga  NIH-NIAID

Medikamente qė bllokojnė aktivitetin e integrazės

Integrimi i ADN virale nė kromozomet e qelizės sė bujtėsit ėshtė thelbėsor  pėr prodhimin e particelave  tė reja virale dhe kjo  do tė jetė njė target  i shkėlqyer pėr agjentėt specifikė anti-viralė meqėnėse tek njeriu nuk ka enzima homologe. Njė klasė e re e medikamenteve anti-retroviralė ėshtė integraza qė ka target enzimėn integruese. 

Isentress®  (Raltegravir, MK-0518)
Isentress ėshtė aprovuar pėr pėrdorim  tek adultėt nga  USFDA nė Tetor 2007. Ai mund tė pėrdoret si pjesė  e TALAR-HAART kur pacienti ėshtė rezistent  kundrejt  medikamenteve tė tjera  tė tilla si inhibitorėt e proteazės. Ai  ėshtė i krahasueshėm me Sustavian (standart i kujdesit) si pjesė e TALAR-HAART pėr njė periudhė mbi 24 javėsh. Mė shumė se 80 pėrqind e atyre tė cilėt  marrin medikament tregojnė njė rėnie tė nivelit tė  virusit nė gjak deri nė nivel tė paevidentueshėm. Ai nuk ėshtė aprovuar pėr tu pėrdorur  pėr trajtimin e VIH tek fėmijtė.  

Zintevir (AR177) ėshtė njė oligonukleotidė -17-bazėshe  qė pėrmban dy kuartete deoxyguanozine dhe  mendohet tė jetė  njė inhibitor integraze. Ai i nėnshtrohet provave  klinike tė fazės sė I dhe tė II. 

L-Chicoric acid parandalon replikimin e VIH-1 nėpėrmjet bllokimit  tė integrazės sė VIH-1. 3,5-DCQA, njė acid  dicaffeoylquinic acid, izoluar nga  Baccharis genistelloides, ėshtė gjithashtu njė bllokues  potent i integrazės sė VIH-1 dhe lidhet tek vendi aktiv i enzimės.


 

Shėnime pėr Zintevir

Isentres bllokues i integrazės

 

  Medikamentet qė bllokojnė modifikimet post-translationale  

Matriks proteina ėshtė myristoylatuar dhe glykoproteina sipėrfaqėsore ėshtė glykozyluar. Shtesa e kėtyre modifikimeve post-translaticonale ofron njė target potencial  pėr terapinė medikamentoze.

Blokuesit e myristoylatimit 

Analogėt e acidit myristic qė bllokojnė myristoyl coA: Myristoyl transferazaat tė tilla si acidi  4-oxatetradecanoic acid janė jo toksik dhe nė kulturat qelizore punojnė mjaft mirė. Efikasiteti klinik ėshtė i panjohur. 

Blokuesit e glykozylimit

Castanospermina, njė alkaloid natyral dhe qė  ėshtė bllokues i glukosidazės-I ka disa efekte kundėr VIH in vitro. Kjo ka ka ēuar nė zhvillimin e analogėve tė tillė  si N-Butyl deoxynojirimycin(butyl-DNJ) dhe 6-butyl-castanospermine tė cilėt kanė mė shumė  aktivitet potencial kundėr VIH.

 

  Strategjitė tė bazuara tek acidi nukleik  

Disa mundėsi janė nėn kėrkim. Kėto pėrfshijnė:

  • Anti-sense RNAs qė lidhet tek mARNs e VIH dhe bllokon translatimin e tyre.

  • ARNs katalitike (ribozymat)

  • Oligonukleotidet qė kanė target lidhjen e proteinave tė kontrollit tek acidet nukleike tė VIH tė tilla si TAT dhe REV.

 Megjithatė tė gjitha kanė  probleme tė shpėrndara.

 

BURIMI WEB

Lidhjet tek afėrsi tė tjera  kemioterapeutike  pėr trajtimin e infeksionit tė VIH

Terapia e VIH shpie qelizat drejt vdekjes

Reagentėt me bazė Thiol

N-acetyl cystein dhe procysteina mund tė inaktivojnė VIH nė qelizat e infektuara nė mėnyrė latente kur ato risin  GSH intraqelizore. 1,2-dithiole-3-thiones risin GSH nė mėnyrė tė pakthyeshme bllokojnė revers transkriptazėn.

   
 


 


 

PJESE TE TJERA TE VIH

PJESA  I VIRUSI I PAMJAFTUESHMĖRISĖ  IMUNE TEK NJERZIT DHE SIDA

PJESA II VIH DHE SIDA; SĖMUNDJA

PJESA III KURSI I SĖMUNDJES

PJESA  IV PĖRPARIMI DHE BASHKĖ-FAKTORĖT

PJESA  V STATISTIKAT

PJESA VI  NĖNTIPET DHE BASHKĖ-RECEPTORĖT

PJESA VII  KOMPONENTĖT DHE CIKLI JETĖSOR I VIH

PJESA VIII  LATENCA E VIH

PJESA  IX GJENOMA E VIH

PJESA  X  HUMBJA E QELIZAVE CD4

PJESA XI  INFEKTIMI I QELIZAVE TĖ TJERA NGA VIH DHE POPULLACIONI I POLYMORFIZMIT

APENDIX I  VAKSINA ANTI-VIH

APENDIX II  SHKAKTON VIH- SIDA?

APENDIX III  KEMIOTERAPIA ANTI-VIH

 

 

Kthehu nė seksionin e virologji tė Microbiology and Immunology On-line

 

Kjo faqe ėshtė  copyright 2008   The Board of Trustees of the University of South Carolina
faqja sė fundi e ndėrruar nė  Tuesday, May 05, 2009
faqja mbahet nga 
Richard Hunt

Problemet eventuale, Ju lutemi t’i raportoni te 
rhunt@uscmed.sc.edu