x x

x

BAKTERIOLOGJIA IMUNOLOGJIA MIKOLOGJIA PARAZITOLOGJIA VIROLOGJIA

ANGLISHT

   

BAKTERIOLOGJIA – KAPITULLI 3  

USHQIMI, RRITJA DHE METABOLIZMI I BAKTEREVE 

Dr. Alvin Fox

Pėrktheu: Dr. Lul Raka, Asistent i Mikrobiologjisė nė Fakultetin e Mjekėsisė tė Universitetit tė Prishtinės dhe Mikrobiolog nė Departamentin e Mikrobiologjisė tė Institutit Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike tė Kosovės- Prishtinė, Kosovė
 

 PORTUGALISHT

SPANJOLLISHT

VIDEO LIGJĖRATA
ANGLISHTE

E-MAIL DR LUL RAKA

  

Universiteti i Prishtinės

Literatura: Murray, Botimi i III-tė, Kapitulli 4

FJALĖT KYĒE

Glikoliza
Fermentimi
Frymėmarrja anaerobe
Frymėmarrja aerobe
Fakultativ anaerob
Obligativ aerob
Obligativ anaerob
Anaerob aerotolerant
Mikroaerofil
Siderofore
Mezofile
Termofile
Psikrofile 
Koha e gjenerimit
Cikli i acideve trikarboksilike ose cikli i Krebsit
Rruga glioksilate
Ubikuinone
Pėr t’u rritur, bakteret duhet tė sigurojnė burime tė energjisė, si p.sh. karbonin ”organik” – qė e marrin nga sheqernat dhe acidet e ngopura si dhe jonet e metaleve (psh. hekuri). Rol tė rėndėsishėm pėr rritjen e baktereve kanė edhe temperatura optimale, pH dhe kėrkesat pėr oksigjen.

Kėrkesat pėr oksigjen 

Bakteret obligative aerobe, duhet doemos tė kenė prani tė oksigjenit pėr t’u rritur, sepse ato nuk mund ta realizojnė procesin e fermentimit. Nė anėn tjetėr, bakteret anaerobe nuk mund ta bėjnė fosforilimin oksidativ- madje, oksigjeni i shkatėrron ato. Kėto baktere nuk i posedojnė disa enzime, si p.sh. katalazėn (zbėrthen peroksid hidrogjenin nė ujė dhe oksigjen), peroksidazėn (zbėrthen NADH + H2O2 nė NAD dhe O2) dhe superoksid dismutazėn (zbėrthen superoksidin O2. nė H2O2.) Kėto enzime e bėjnė detoksifikimin e radikaleve tė lira perokside dhe tė oksigjenit, tė cilat prodhohen gjatė metabolizmit nė prani tė oksigjenit. Anaerobet aerotolerante janė baktere qė shfrytėzojnė frymėmarrjen anaerobe, por ato mund tė mbijetojnė edhe nė prani tė oksigjenit. Bakteret fakultative anaerobe mund ta shfrytėzojnė edhe fermentimin edhe frymėmarrjen aerobe pėr tė prodhuar energjinė gjatė proceseve metabolike. Nė prani tė oksigjenit, zakonisht mbyllet procesi i frymėmarrjes anaerobe dhe kėto mikrobe kalojnė nė sistemin aerob tė frymėmarjes. Bakteret mikroaerofile rriten mirė nė prani tė sasive tė ulėta tė oksigjenit, por shkatėrrohen nė pėrqėndrime tė larta tė tij.

Kėrkesat ushqimore

Nė kėto kėrkesa ushqimore bėjnė pjesė burimet e karbonit, azotit, fosorit, sulfurit dhe jonet metalike si p.sh. hekuri. Bakteret sekretojnė disa molekula tė vogla, tė cilat e lidhin hekurin (sidoforet, p.sh. enterobaktina, mikobaktina). Pastaj, sideroforet, me hekur tė lidhur futen brenda pėrmes receptorėve tė qelizės bakterore. Njeriu, po ashtu posedon proteinat transportuese tė hekurit (transferinat). Bakteret qė nuk garojnė me strehuesin pėr burime tė hekurit, janė patogjenė tė dobėt.

Temperatura

Bakteret mund tė rriten nė temperatura tė ndryshme, duke filluar nga ato qė jetojnė nė temperatura afėr ngrirjes e duke shkuar deri te temperaturat afėr vlimit. Ato qė rriten kah mesi i kėtij rangu quhen baktere mezofile. Kėtij grupi i pėrkasin tė gjitha bakteret qė janė patogjene pėr njeriun si dhe bakteret oportune. Bakteret qė kanė zona optimale mė tė larta tė rritjes quhen termofile, kurse ato mė tė ulėta quhen psikrofile.

pH

Shumica e baktereve rriten mė sė miri nė prani tė pH neutrale; megjithatė, disa baktere mund tė mbijetojnė e madje edhe tė rriten nė mjedise tė larta acidike apo bazike.

 

FILM

Bakteret dhe fizioni binar 
Low resolution Quicktime
 
High resolution Quicktime
 
© Mondo Media, San Francisco, Calif., USA  and
The MicrobeLibrary

growth c.jpg (70983 bytes)  Figura 1. Lakorja e rritjes Matja e masės sė baktereve nė kulturat e lėngėta

Metodat mė tė shpeshta pėr matjet e tilla janė matja e: 
a) turbiditetit (shkalla e turbullimit tė kulturės sė lėngėt nga ana e baktereve – vlerė e cila mat numrin e pėrgjithshėm tė baktereve (tė gjalla dhe tė vdekura). Kjo metodė zakonisht realizohet me spektrofotometėr (Figura 1).
b) numri i baktereve tė gjalla nė kulturė – zakonisht pėrcaktohet pėrmes numrit tė kolonive qė rriten pas kultivimit tė njė vėllimi tė ditur nė pllakė (“numėrimi nė pllakė” i njėsive koloni formuese - colony forming units). Rritja e baktereve mund tė paraqitet me lakoren e rritjes (figura 1) ku jepet numri i qelizave tė gjalla nė raport me kohėn. Koha e gjenerimit ėshtė koha e nevojshme pėr dyfishimin e popullacionit bakteror.

 

BURIMET E INTERNETIT
RRUGA METABOLIKE
Glikoliza 
Cikli i Krebsit
 

 Dr Karl Miller
George Washington University
3D version requires Chime

METABOLIZMI I SHEQERNAVE ( si shembull i skemave metabolike)

Glikoliza ( Rruga e Embden- Mejerhofit dhe Parnasit) 

Kjo ėshtė rruga mė e shpeshtė e katabolizmit tė sheqernave te bakteret. Kjo rrugė metabolike, po ashtu, haset edhe te shumica e qelizave shtazore dhe bimore. Pas njė serie tė proceseve enzimatike vjen deri te zbėrthimi i sheqernave nė piruvat duke prodhuar ATP (adenozinė-trefosfat) dhe NADH (nikotinamid adenin dinukleotidi). Energjia kimike, e cila nevojitet pėr qėllime tė biosintezės deponohet nė komponimet e reja tė posaformuara (ATP and NADH)

NAD ---> NADH

Glukoza

------------------------------------>

 Piruvati
(C6)

ADP ---> ATP

(C3)*

 * I pėrgjigjet numrit tė karbonit nė molekulė

Ekzistojnė edhe rrugė tė tjera alternative pėr katabolizmin e sheqernave dhe pėr prodhimin e energjisė tė deponuar brenda ATP-sė. Njė rrugė e tillė ėshtė rruga pentozė fosfate (shanti heksozė monofosfat) qė vėrehet te shumica e qelizave shtazore dhe bimore. Me kėtė rrugė krijohet NADPH. Rruga tjetėr, e quajtur Entner Doudorof, vėrehet kryesisht te qelizat bakterore.

Frymėmarrja anaerobe

Frymėmarrja anerobe pėrfshin glikolizėn dhe fermentimin. Gjatė stadeve tė mėvonshme tė kėtij procesi NADH (i krijuar gjatė glikolizės) zbėrthehet prapa nė NAD duke e humbur hidrogjenin. Hidrogjeni i shtohet piruvatit dhe varėsisht nga lloji i baktereve, krijohen prodhime tė ndryshme pėrfundimtare tė metabolizmit.

NADH --> NAD

Piruvati

--------------------------->

Alkoolet me vargje tė shkurta ose acidet e ngopura (C3)  (siē janė acidi llaktik ose etanoli) (C2-C4)

 

Frymėmarrja aerobe

Frymėmarrja aerobe pėrfshin glikolizėn dhe ciklin e acideve trikarboksilike (cikli i Krebsit). Piruvatet zbėrthehen plotėsisht nė dioksid karboni (C1) dhe gjatė kėtij procesi NAD zbėrthehet nė NADH. Prandaj, gjatė fermentimit aerob, NADH krijohet prej dy burimeve (glikoliza dhe cikli i Krebsit). Fosforilimi oksidativ e zbėrthen tepricėn e NADH nė NAD dhe prodhon mė shumė ATP (energji e deponuar). Ubikuiononet dhe citokromet janė komponenta tė vargut transportues tė elektroneve, tė pėrfshira nė kėtė proces tė vonshėm. Hapi i fundit nė kėtė proces ėshtė shndėrrimi i oksigjenit nė ujė.

Cikli i Krebsit   (C4-C6 pėrbėrėsit intermediarė)

NAD ---> NADH

Piruvati -----------------------------------> 3 CO2
(C3) (C1)

 

 
 
glyox.jpg (147357 bytes) Figura 2. Ciklet e Krebsit dhe Glioksalatit Fosforilimi oksidativ

NADH --> NAD

O2 ------------------------------------------> H2O

ADP --> ATP

 

Cikli i Krebsit  (Figura 2) pėrmban  4 dhe 6 atome karboni  tė ndėrmjetme. Piruvati (C3) mund tė kyēet nė ciklin e Krebsit me ē’rast numri i atomeve tė ndėrmjetme tė karbonit C4/C6 mbetet i njejtė apo rritet.

a) Humbja e CO2 (C1) nga piruvati pėr tė formuar acetyl CoA, pasuar me shtimin e komponentės C4 tė ciklit (oksaloacetati) prodhon komponentėn C6 (acidi citrik). Prandaj, numri i molekulave tė prodhuara tė C6 barazohet me numrin e molekulave tė C4 qė ishin prezente nė fillim.

-CO2

C3

 -->

 C2

C2

C4

-->

C6

 

b) Shtimi i  CO2 te piruvati jep komponimin C4. Nė kėtė nivel, krijohen molekula tė tjera tė C4 (komponenta ciklike).

 

+CO2

C3

-->

C4

Prandaj, nėse disa nga komponentat e ciklit hiqen dhe pėrdoren nė rrugė tė tjera tė biosintezės, ato mund tė rimbushen pėrmes kėtij reaksioni.

 


BURIMET E INTERNETIT
RRUGA METABOLIKE
Fosforilimi oksidativ

Kimia e sintezės sė ATP
 Dr Karl Miller
George Washington University

 

BURIMET E INTERNETIT
RRUGA METABOLIKE

Beta oksidimi i acideve tė ngopura
(Vargu tek) 
Beta oksidimi i acideve tė ngopura
(vargu ēift)

 Dr Karl Miller
George Washington University
3D version requires Chime

 

 

METABOLIZMI I ACIDEVE TĖ NGOPURA

Acidet e ngopura zbėrtehehn nė grupet acetil (C2) qė futen nė ciklin e Krebsit duke u bashkuar me komponentėn intermediare C4 pėr tė prodhuar C6. Gjatė ciklit, C2 i shtuar humbet pasi rigjenerohen CO2 dhe C4 . Nė pėrgjithėsi, nuk ka rritje nė numrin e molekulave intermediare tė ciklit. Prandaj, nėse acidet e ngopura janė i vetmi burim i karbonit, atėherė nuk mund tė hiqen intermediarėt  pa mbylljen e ciklit:

+C2

C4

--->

C6

 

Bakteret shfrytėzojnė edhe ciklin glioksilat (Figura 2- modifikim i ciklit tė Krebsit) nė tė cilin anashkalohen hapat enzimatikė qė heqin dy molekula tė CO2 nga intermediarėt. Komponenta intermediare C6 shndėrrohet nė dy komponenta C4 (tė dy komponenta tė ciklit). Prandaj, pėr ēdo grup acetil (nga acidet e ngopura), mund tė prodhohet njė cikėl shtesė pėr intermediarėt. Rruga e glioksalatit nuk haset te qelizat shtazore, pasiqė  ato shfrytėzojnė acidet e ngopura tė preformuara qė ndodhen nė ushqim.

 

C6 --> C4
+ +C2
C2 --> C4

 

Nė pėrfundim, mund tė thuhet se cikli i Krebsit funksionon si model pėr biosintezė dhe prodhim tė energjisė. Megjithatė, nėse intermediarėt duhet tė hiqen dhe tė pėrdoren pėr rrugė tė tjera metabolike, ato duhet tė plotėsohen. Procesi i plotėsimit pėr shfrytėzimin e sheqernave dhe acideve yndyrore ėshtė i ndryshėm.

 

 
 

 

 

Kthehu nė Seksionin e Bakteriologjisė tė Microbiology and Immunology On-line

Kthehu nė Udhėzuesin e Departamentit tė Mikrobiolgojisė dhe Imunologjisėe

Kjo faqe ėshtė  copyright 2007   The Board of Trustees of the University of South Carolina
Faqja e pėrditėsuar mė  Tuesday, October 05, 2010
Faqja mbahet nga 
Richard Hunt
URL: http://www.med.sc.edu:85/fox/culture.htm
Problemet eventuale, Ju lutemi t’i raportoni te
rhunt@med.sc.edu